8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Manastirliu i bën thirrje opozitës: “Nuk do të ishte turp, as lëshim, sikur çdo njeri prej deputetëve ti bënte thirrje qytetarëve të vaksinohen”

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu i ka bërë një thirrje nga foltorja e kuvendit opozitës, që të bëhet pjesë e përpjekjeve për të nxitur qytetarët të vaksinohen, duke mbrojtur kështu shëndetin e tyre.

Manastirliu teksa i bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen i këshillloi ata të mos dëgjojnë ata persona të cilët janë kundër vaksinimit, pasi sipas saj vaksina është i vetmi mjet që mund ti jap fund pandemisë.

“Dua ta nis këtë fjalë sot me një falënderim publik për ekipin e madh të vaksinatorëve. Ata që punojnë çdo ditë dhe nuk janë ndalur që nga janari i këtij viti që është bërë vaksina e parë dhe do të vijojnë deri në vaksinimin e të gjithë popullsisë. Rastet e reja kanë pësuar një ulje gjatë javëve të fundit, por incidenca e vdekjeve vijon të jetë e lartë. Në luftën për jetën e vetmja masë mbrojtëse që ne kemi sot është vaksina. Luftës për jetën i bëjnë keq deklaratat në rrjete sociale por edhe në këtë sallë për vaksina të pa sigurta. Edhe debatet shterpë nuk i shërbejnë luftës për jetës.

Nuk do të ishte turp, as lëshim, as tërheqje, sikur çdo njeri prej deputetëve ti bënte një thirrje qytetarëve, në media, ose në rrjete sociale të vaksinohen. Fitorja e kësaj lufte nuk është fitorja e vetëm një qeverie, është fitore e të gjithë qytetarëve. Duhet të kuptojnë që mbrojtja e shëndetit të çdo qytetari duhet të ketë objektivi në këtë sallë. Çdo qytetar duhet të nxitet për tu vaksinuar duke filluar nga ne, këtu në sallë. Nuk po flas vetëm për popullatën mbi 18-vjeç e cila është popullata target, por po flas edhe për dozat e treta edhe për uljen e fashës nën 18-vjeç nëse ekspertët do të vendosim. Akti normativ që miratojmë sot, i hap rrugë sigurimit në një kohë shumë të shpejtë, brenda 3 muajsh, të 500 mijë vaksinave Pfizer, seria e parë e të cilave vjen brenda Tetorit. Eshtë hapi i radhës, në një seri tashmë të panumërt hapash, në rrugëtimin tonë të nisur prej muajit dhjetor, për të sjellë në Shqipëri vaksina të sigurta dhe të çertifikuara”, deklaroi Manastirliu.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...