15.5 C
Tiranë
Friday, April 10, 2026
spot_img

Manastirliu inspekton punimet në Spitalin Universitar të Traumës: “Jemi duke investuar edhe për rinovimin e flotësa së aparaturave të teknologjisë së lartë”

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar gjatë ditës së sotme punimet që po kryhen në Spitalin Universitar të Traumës, për rehabilitimin e Spitalit të Sëmundjeve të Brendshme, përmirësimin e infrastrukturës në Urgjencën e këtij spitali, si dhe investimet në pajisje bio-mjekësore.

“Në spitalin e Traumës është duke u punuar me ritëm në një prej godinave që i shërben trajtimit të sëmundjeve të brendshme dhe gjithashtu edhe një strukturë që i shërben konsultave ambulatore. Një investim i buxhetit të shtetit, i qeverisë shqiptare në vlerë rreth 4 milionë dollarë, që do të shndërrojë tërësisht shërbimet që ofrohen këtu. Do të zgjerojmë kapacitetet për shërbime të tjera, duke krijuar kushte shumë më të mira për stafet mjekësore dhe për pacientët për marrjen e shërbimit.

Jemi duke investuar edhe për rinovimin e flotësa së aparaturave të teknologjisë së lartë, duke filluar me një skaner të ri që shumë shpejt do të instalohet në Spitalin e Traumës. Gjithashtu skaner të ri për Spitalin “Shefqet Ndroqi”, duke dyfishuar kapacitetet e tij; një skaner të ri për Spitalin Pediatrik në QSUT, për Spitalin e Korçës. Do të kemi grafi të reja për spitalet rajonale, bashkiake por edhe gjithashtu dy Poliklinika të Tiranës, si dhe një angiograf i ri do t’i shtohet flotës tonë të pajisjeve bio-mjekësore, nëpërmjet një investimi të Qeverisë shqiptare dhe Bankës Botërore në vlerën 4.2 milionë dollarë. Këto investime do të ulin akoma më shumë listë-pritjen për kryerjen e ekzaminimeve si skaner apo grafi”, tha Manastirliu.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Çerek shekulli arrati! Arrestohen në Itali xhaxhallarët e Stenaldos, vranë për të marrë hakun...

0
Dy vëllezërit Artur dhe Arben Mëhilli, të shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare prej më shumë se dy dekadash, dyshohet se janë identifikuar në...

Rama në Durrës: “Është hapur një derë për BE, duhet ta kapim trenin e...

0
Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste në Durrës se Shqipëria ndodhet në një moment të rëndësishëm për procesin e integrimit në...

Rama: Shqipëria nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së, hedh poshtë pretendimet për veto nga...

0
Kryeministri Edi Rama deklaroi në Asamblenë e Partisë Socialiste në Durrës se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian ka dy dimensione: përmbushjen...

Homazhe në gjimnazin e Durrësit për 17-vjeçarin që humbi jetën gjatë orës së fiskulturës

0
Një ngjarje e rëndë ka prekur komunitetin arsimor në Durrës, ku nxënës dhe mësues kanë nderuar kujtimin e një 17-vjeçari që ndërroi jetë papritur...

“E tradhtoi me mikeshën e saj” – ndahet legjenda e futbollit brazilian nga partnerja...

0
Legjenda braziliane e futbollit, Romário, i ka dhënë fund lidhjes me partneren e tij të re pas akuzave për tradhti. 60-vjeçari ishte në një romancë...