Partia Demokratike i ka bërë thirrje Gjykatës Kushtetuese që të marrë në shqyrtim kërkesën për shpalljen e papajtueshëm me Kushtetutën të zgjedhjes dhe mandatit të Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave.
Në një dalje për mediat, deputetja e PD-së, Ina Zhupa, Akademia e Shkencave është duke funksionuar në antikushtetushmeri e paligjshmëri, duke cenuar rëndë integritetin dhe rëndësinë kombëtare që ajo ka për vendin.
DEKLARATË E DEPUTETES INA ZHUPA
Në datën 21 dhjetor 2022 në emër të 28 deputeteve, pra 1/5 së deputetëve të Kuvendit siç kushtetuta parashikon kam dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shpalljen e papajtueshëm me kushtetutën të zgjedhjes dhe mandatit të Skënder Gjinushit në krye të akademisë së shkencave si dhe interpretimin përfundimtar të nenit 92, gërma “g” të Kushtetutës për kompetencën e presidentit për të dekretuar kryetarin e akademisë sipas ligjit.
Sot po bëhen fiks dy muaj dhe ne presim ende që Gjykata Kushtetuese të na njoftojë sipas rregullave datën e shqyrtimit të çeshtjes në themel, e cila do duhet të zhvillohet në prezencë të palëve dhe parashtrimeve të tyre, natyrshëm përmes zhvillimit të një seance plenare publike. Sepse transparenca dhe publiciteti janë mjetet kryesore jo vetëm të nevojshme në këtë rast, por dhe rrisin përgjegjshmërinë e trupave gjyqësore në ketë rast GJ. Kushtetuese.
1/5 e Deputeteve të Kuvendit, janë subjekt i pakushtëzuar që sipas kushtetutës nuk kanë nevojë të arsyetojnë se çfarë i lidh ata me çështjen në fjalë dhe as mund të vlerësohen apo të kalojnë në procedura legjitimimi.
Kjo sepse janë pikërisht ata deputetet e Kuvendit të Shqipërisë, organi më i lartë vendimmarrës në një republikë parlamentare përfaqësues të drejtpërdrejtë të vullnetit të qytetarëve dhe interesi i tyre është i legjitimuar pa asnjë dyshim.
Akademia e Shkencave është duke funksionuar në antikushtetushmeri e paligjshmeri, duke cenuar rëndë integritetin dhe rëndësinë kombëtare që ajo ka per vendin.
Skender Gjinushi po përgatitet në mënyrë po extra ligjore që ti japi vetes një mandat të dytë duke shfrytëzuar anëtaret e kooperativave të dikurshme.
Dhe çdo vonesë apo pengesë në shqyrtimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, nuk është shenjë e mirë e natyrshëm do duket sikur lidhet me parapergatitjet për rikapjen politike dhe antikushtetuese të GJK.
Shkenca dhe akademikët e vërtetë kanë nevojë për frymëmarrje, nuk kanë nevoje për politikë në forumet drejtuese të tyre, kanë nevojë për një vendimarrje të shpejtë dhe të themeltë nga Gjykata Kushtetuese, pasi kjo i çliron ata nga presioni i madh politik ku ndodhen, të vetëm dhe pa asnjë mbrojtje ligjore.
Gjykata kushtetuese ka detyrim që të tilla çështje t’i marr në shqyrtim, pa vonesa, dhe të reagojë për ti dhënë vendit një akademi që funksionon në mënyrë ligjore. Mbetemi në pritje të njoftimit për seancën plenare publike prej Gjykatës Kushtetuese, për ta çliruar Akademinë, nga kthetrat e ministrave të diktaturës komuniste.