13.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

Manjani rikthen në vëmëndje aferën e inceneratorëve,hedh dyshime reth koalicionit PS-LSI

Në një postim të fundit në rrjetin social “Facebook”, ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka ngritur një sërë pyetjesh që hedhin dyshime rreth vendimeve dhe skemave të përdorura për inceneratorët në Shqipëri. Pyetjet e Manjanit theksojnë raportet ndërvarëse në koalicionin PS-LSI dhe sjellin në vëmendje disa aspekte të pazbuluara të kësaj çështje. Ndër pyetjet kryesore janë lidhur me vendimet për të kaluar në skemën e incenerimit, numrin e inceneratorëve, punën e tyre efektive, dhe marrëdhënien politiko-biznes në këtë çështje. Pyetjet e Manjanit sjellin dilema mbi integritetin e vendimeve shtetërore dhe theksojnë nevojën për transparencë dhe hetim të plotë për të zbuluar të vërtetat në lidhje me Aferën e Inceneratorëve.

Postimi i plotë i Manjanit:

Për fat të keq sa më shumë rrëmohet në publik për çështjen e inceneratorëve, aq më shumë fshihen disa të vërteta të thjeshta.

Fjala vjen:

1.Pse u vendos të kalohej në skemën me incenerim?

2. Përse 3 inceneratorë?! A prodhon mbetje mjaftueshëm një vend me 2 milionë banorë efektivë për të mbajtur ndezur 3 inceneratorë?!

3. Inceneratori i Elbasanit nuk punon gjithë kohës se nuk ka mbetje për të djegur apo nuk është ndërtuar mirë?!

4. Inceneratori i Fierit nuk është ndezur se është ndërtuar keq, nuk ka mbetje për të djegur, apo arësye tjetër?!

5. Kush i mori vendimet për incenerim dhe cila ishte marrëdhënia në qeverinë e koalicionit PS-LSI për këtë çështje?!

6. Çfarë raporti politikë-bisnes u prish dhe, në ç’moment që loja shpërtheu në sulme publike?!

7. A ishte skema e incenerimit një vorbull financiare?!

8. Po Tirana a u studiua mirë si rast?!

9. Sa korrekte ishin vendimet e shtetit?!

Sigurisht që këtu duhen kërkuar emrat e dëshmitarët publikë.

Pa iu përgjigjur deri në fund e me vërtetësi këtyre pyetjeve,zor se gjendet e vërteta tek zbatuesit e atyre vendimeve. Sa më larg të shkohet në zbatim, aq më shumë fshihet e vërteta. Ata që janë në burg janë fundi i kavallit…

Bindja ime për këtë çështje është se ka qenë një pazar i prishur diku atje lart, në një moment të caktuar, që shpërtheu lojën. Ai pazar, po të ishte zbatuar, nuk do kishte as denoncues e as të denoncuar. As media nuk do ishte e ndarë në pro e kundër. Por do kishte 3 vendime thellësisht të gabuara që gëlltisnin para publike, ashtu urtë e butë e pa u ndjerë…

Drejtësia penale nuk mjafton për të zbuluar këto vërteta…

Përkundrazi ajo e katandis çështjen në disa bileta avionësh, se kaq mandat ka…

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT