12.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Mardhënia e tyre nisi pak shoqërore dhe pak si flirt, ja pse raporti i Luizit dhe Jorit u kris

Me sportivitetin dhe natyrën e veçantë e të dashur, Jori u afrua menjëherë me Luizin sapo hyri në “Big Brother VIP”. Mes tyre u vu re një kimi shumë e madhe, që për disa dukej shoqërore, por për shumë të tjerë një flirt.

Kështu, për ditë me radhë TikTok-u u mbush me video të tyre: Jori vesh rrobat e Luizit, Luizi i dhuron një trëndafil, Jori shikon Luizin në mënyrë flirtuese, Jori dhe Luizi kërcejnë bashkë etj. Shumë fansa të Luizit, të pakënaqur me situatat mes tij dhe Kiarës së fundmi, shkuan aq larg sa të krijonin një skenar pëlqimi për ata të dy. Teksa të tjerë mendojnë se Jori hyri me qëllim për të ndarë çiftin.

Por, Luizi ua prishi të gjitha skenaret.

Duket se e gjitha nisi me një situatë të para disa ditëve kur Jori kërkoi në shtëpi këngët e Butrint Imerit dhe filloi të provokonte Luizin. “Unë nuk kam faj. Dua të ta dedikoj!” -iu drejtua Jori duke i kënduar para fytyrës Luizit. “Më pëlqejnë shumë këto intrigat! Ia gjeta pikë e dobët!”, tha Jori duke shkaktuar shumë reagime në rrjet, pjesa më e madhe e të cilëve nuk binin dakord me të. Madje edhe Kristi nisi të dyshonte: “A të thashë se është me mision”.

Në avantazhin e Kiarës ishte cituar edhe pasqyrimi në media i kësaj situate. Gjë që i ka mbetur në mendje Luizit.

Mbrëmjen e djeshme gjatë një loje ai e habiti Jorin duke e cilësuar si të padobishme në shtëpinë e BBVA.

E surprizuar nga sjellja e ftohtë e tij, Jori i ka kërkuar të flasin dhe Luizi foli.

“Ke bërë dy gabime, dy gabime nuk ia fal askujt në këtë shtëpi. Një, gënjeve[loja e puthjes mes Shpatit dhe Deas] dhe dy, më përmende Butrintin. Je e vetmja vajzë në këtë shtëpi që i kam thënë “Të dua fort” sinqerisht. Sa më shumë mirë bëj, më keq ma kthejnë. Po të them ti ke për të dalë jashtë kësaj shtëpie. Unë nuk të ngacmoj. Nuk jam ai nivel. Të njoh shumë mirë. Di shumë për ty, por në momentin që hyn te kjo derë mertem me çfarë ke nga kjo derë e këtej. Merrem me ty që s’të kanë ardhur rrobat dhe të jap tutat. Merrem me ty që të jap një labelo, dal në gjithë shtëpinë kërkoj varse për ty. Dhe ti ma kthen në atë mënyrë.”- i tha Luizi, duke i dhënë goditje miqësisë së tyre.

Nga ana tjetër, Jori i tha se: “Nuk e bëra me qëllim. Mendova se do përgjigjeshe ndryshe. Prankun me Dean e bëra se isha e mërzitur. Për këngën mendova se do reagoje ndryshe. Ti je i pari që më ke trajtuar mirë.”

Sakaq, edhe ditën e sotme Luizi nuk i ka kursyer ironitë, duke iu drejtuar:

“Edhe pak do vendosin këngë dhe do i them Vëllait të Madh ta vendosin për qejf të Jorit atë këngën. Ti e kërceje dhe kam dëshirë të të shoh të lumtur. Meqenëse nuk e shoh se do rrish gjatë këtu, ta shijosh”.

Duket se raporti i tyre është krisur, por mbetet për t’u parë nëse mund të rregullohet sërish.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...