6.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Masakra në Kretë — Vorizia e Irakleios përmbytet nga gjaku dhe frika: një varrim nën masa të forta sigurie pas përleshjes me 2500 plumba

Fshati Vorizia në Irakleio të Kretës është zhytur në zi pas ngjarjes së përgjakshme që tronditi Greqinë fundjavën e kaluar. Të hënën, fshati u përfshi nga një atmosferë e rëndë mortore, teksa u zhvillua varrimi i 39-vjeçarit që humbi jetën në masakrën e së shtunës, ku u shkëmbyen mbi 2,500 plumba mes dy fiseve rivale.

Ceremonia mortore, e transmetuar për herë të parë drejtpërdrejt nga mediat greke, u mbajt nën masa të jashtëzakonshme sigurie, me qindra efektivë policie që rrethuan zonën për të parandaluar çdo përshkallëzim të mundshëm dhune.

Sipas korrespondentit të Top Channel në Greqi, Aleksandër Marku, konflikti shpërtheu pas një debati shumëvjeçar për toka dhe prona mes dy familjeve që ndahen nga “pjesa e sipërme” dhe “pjesa e poshtme” e fshatit.

Të shtunën, një shtëpi e sapoblerë nga familja e lagjes së poshtme u hodh në erë, duke ndezur menjëherë gjakrat. Pak më vonë, 39-vjeçari — pjesëtar i familjes së sulmuar — mori automjetin dhe hapi zjarr me armë automatike ndaj rivalëve. Përleshja përfundoi me dy të vdekur, mes tyre edhe një grua e pafajshme që ndodhej rastësisht në zonë, dhe pesë të plagosur.

Gjatë varrimit, rrugët e fshatit ishin bosh, shkollat të mbyllura, ndërsa banorët mbetën të mbyllur në shtëpi nga frika e një tjetër hakmarrjeje.

Në një moment prekës, vetëm pak orë pas tragjedisë, familjarët e viktimës pagëzuan tre fëmijët e tij të vegjël, një zakon që në Kretë lidhet me fatkeqësitë e mëdha. Njëri prej tyre mori emrin e babait të ndjerë, një simbol i dhimbjes dhe vazhdimësisë së gjakut.

Policia greke ka nisur një operacion të gjerë hetimor për të identifikuar dhe arrestuar personat që morën pjesë në përleshje, ndërsa dy prej tyre ndodhen në spital nën mbikëqyrje të rreptë.

Ngjarja ka tronditur të gjithë ishullin, duke rikthyer në vëmendje një plagë të vjetër të shoqërisë kretase — traditën e hakmarrjes, e cila, pavarësisht modernizimit, vazhdon të marrë jetë njerëzish dhe të ndajë komunitete të tëra.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...