11.5 C
Tiranë
Saturday, January 31, 2026
spot_img

Masakra në Velipojë/ Gjykata e Shkodrës cakton masën e sigurisë “arrest në burg” për dy të arrestuarit

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Hasan Ferracakun dhe Elmidin Dylin, dy personat e plagosur në masakrën e Velipojës, të cilët u arrestuan si të përfshirë në ngjarjen ku u vranë 4 persona.

Seanca është mbajtur në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së vështirë shëndetësore të të plagosurve. Ndërsa pala mbrojtëse kërkoi masë më të butë për 17-vjeçarin Elmilind Dyli, për shkak të moshës, por nuk u pranua nga gjykata.

Kujtojmë se katër persona mbetën të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur pas përplasjes me armë zjarri që u regjistrua rreth orës 00:30 të 27 qershorit në plazhin e Velipojës. Viktimat janë shtetasit:Kujtim Ferracaku, dy vëllezërit Edmond dhe Xhovan Gocaj, si dhe shtetasi Musaen Zeneli, 20 vjeç, i sapopunësuar në biznesin e dy vëllezërve. Të plagosur mbetën Hasan Ferracaku, vëllai i viktimës Kujtim Ferracaku dhe nipi i këtij të fundit, Elmilind Dyli, 17 vjeç.

Në këtë ngjarje dyshohet se janë përdorur minimalisht katër armë zjarri, dy pistoleta nga ana e familjes Ferracaku dhe një pistoletë dhe një automatik nga familja Gocaj, ndërsa në vendngjarje Policia ka sekuestruar gëzhoja plumbash të qëlluara me më shumë se një armë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sekuestrohen pesë tonë marijuanë në Serbi, arrestohen dy persona

0
Policia e Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar, ka sekuestruar pesë tonë drogë të llojit marijuanë në fshatin Konjuh, pranë...

Izraeli pranon shifrat e viktimave në Gaza: rreth 70,000 palestinezë janë vrarë, shumica civilë

0
Në një ndryshim historik, ushtria izraelite ka pranuar për herë të parë si të sakta shifrat e viktimave të publikuara nga autoritetet shëndetësore të...

Ariana Grande shfaqet me “gjashtë gishta” në Vogue dhe e kthen gabimin në shaka

0
Ariana Grande nuk la pa humor një gafë të dukshme në një set fotografik për Vogue Japan, ku në një nga fotot dukej se...

Keijsi: “Më nxori vetja ime” – Ish-banori i “Big Brother VIP 5” flet pas...

0
I ftuar në “Big Brother Radio”, Keijsi ka rrëfyer eksperiencën e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, pas përjashtimit të mbrëmjes së...

Albana Vokshi në Asamblenë e Këshillit të Evropës: “Mos-raportimi mbi të drejtat sociale është...

0
Deputetja e PD dhe zv.presidentja e EPP Women, Albana Vokshi, ngriti sot shqetësimin e fortë për Shqipërinë dhe dy shtete të tjera që nuk...