10.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Masakroi familjen shqiptare në Greqi , zbardhet dëshmia e vrasësit 61-vjeçar

Zbardhet një pjesë e dëshmisë që ka dhënë në polici 61-vjeçari grek i cili vrau 4 anëtarët e familjes shqiptare në qytetin Andradiva disa ditë më parë.

Shtypi grek raporton se 61-vjeçari ka thënë në polici që kishte shkuar te banesa e familjes Kocaj për të ushqyer qenin, por më pas u përlesh me ta.

“Nuk u ktheva në shtëpi për të kërkuar paratë, por për t’i dhënë ushqim dhe ujë qenit tim”, është shprehur ai, duke pretenduar se ishte telefonuar nga nëna e tij që banonte një kat më sipër familjes shqiptare, e cila i ishte ankuar se po i shkaktonin probleme.

“Shkova në shtëpinë e tyre dhe u konfliktuam. Gjatë sherrit ishim në dhomën e tyre të gjumit. Aty i qëllova. Ata i kishin mbyllur uji dhe kishin fikur energjinë për nënë time të moshuar, e kishin lënë në errësirë. Atë ditë më mori duke qarë dhe më tha që ia kishin fikur dritat sërish. I telefonova dhe u përpoqa të normalizoja situatën. Por 32-vjeçari Armando Kloci më sulmoi verbalisht. Pastaj shkova të flisja nga afër. Konflikti verbal u kthye në përplasje mes të treve. Gjatë përleshjes ishin në dhomën e tyre të gjumit, i hodha në krevat dhe i qëllova”, ka thënë ai para hetuesve grekë.

Por, 61-vjeçari i cili ishte pronari i banesës ku qëndronte me qira familja shqiptare, nuk ka pranuar të tregoja përse vrau edhe dy fëmijët e mitur të çiftit, 2 dhe 3 vjeç, të cilët i mbyti me duar. Ai thotë se “nuk e mban mend” çfarë ka ndodhur me fëmijët.

Ndërsa avokati i tij mbrojtës tha se kërkesa që kishte bërë për një ekspertizë psikiatrike për klientin e tij ishte refuzuar. 61-vjeçari u dërgua në burgun e Koridhalos.

Sipas raportimeve të shtypit grek, mes palëve ka patur mosmarrëveshje për qiranë e shtëpisë. Ndërsa babai i Armando Klocajt, në një intervistë për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, ka thënë se pronari 61-vjeçar kërkonte t’i rriste qiranë ndryshe nga sa e kishin të përcaktuar në kontratë, gjë të cilën e refuzonte 32-vjeçari Armando Kloci dhe bashkëshortja e tij Maria

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

22-vjeçari dhunon nënën dhe vjedh sende e motorin e babait, arrestohet në Vlorë

0
Vlorë – Një ngjarje e rëndë familjare ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari në Vlorë. Sipas policisë, i riu, identifikuar si E. P.,...

“E godita me thikë në park” – 14-vjeçari pranon vrasjen e 12-vjeçarit në Birmingham

0
Birmingham – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Birmingham, pasi një fëmijë 12-vjeçar, Leo Ross, u vra me thikë nga një i...

“Nuk mund të luash me fatkeqësinë e dikujt” – DJ Gimbo reagon ndaj pyetjes...

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të “Big Brother VIP Albania”, Rogert, pas një pyetjeje që ky i fundit...

Sherr me thika në Sarandë, dy të plagosur dhe dy të arrestuar

0
Sarandë – Një përleshje me shkopinj dhe thika në lagjen “Baba Rexhep” të qytetit të Sarandës ka lënë dy të plagosur dhe ka sjellë...

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria po shndërrohet në autokraci elektorale

0
Strasburg – Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta gjatë pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës,...