11.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

“Mashtruesit publikë Dumani”, Sali Berisha akuzon SPAK për mashtrime para seancës në GJKKO

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet në lidhje me pjesëmarrjen e tij në seancën paraprake ndaj tij që do të zhvillohet më 24 tetor në Gjykatën e Posaçme. Berisha, me një ton të ashpër, akuzoi për mashtrim kreun e SPAK, Altin Dumani, si dhe prokurorët Arben Kraja dhe Enekeleda Millonai.

“Duhet t’u bëj një sqarim qytetarëve në lidhje me këtë çështje. Në fletërrufënë, aktpadinë ndaj meje, mashtruesit publikë Dumani, i pyetjes 1 milion euro dhe tri apartamentet me rrogë shteti, Kraja i vilave dhe i të shkuarës xhelat i sigurimit të shtetit, simotra biologjike, ndrikulla e bandave Millonai, mashtruan. Një nga mashtrimet e shumta është se Sali Berisha, siç ju kujtohet, vendimin për letrat me vlerë e anuloi pas 7 muajsh pasi e firmosi. Ata e lidhin këtë me pretendimin se ky vendim doli një muaj pasi familjet pronare të klubit Partizani kishin paguar mbi 90% të shumës, por e vërteta është se 7 muaj pas këtij vendimi, ai nuk lëvizi asnjë germë për sa i përket pronarëve. Përdorimi i letrave me vlerë nga pronarët për të blerë objekte të ndërtuara në pronat e tyre nuk u ndryshua. Mashtruan për të mos përdorur atë termin që meritojnë. Ajo pikë e vendimit u la siç ishte, dhe u ndryshua vetëm një pikë, e cila përjashtonte përdorimin në ankand të letrave me vlerë,” tha Berisha.

Ai theksoi se, për shkak se ata kishin shpifur dhe mashtruar publikisht, u paditën nga avokatët. “Por SPAK-u i partisë refuzoi të hapë çështje penale. Së dyti, ju jeni gazetarë dhe unë ju bëj thirrje të bëni një check-up të seancës kur mercenarët e SPAK-it u paraqitën në komisionin e mandateve. Ata deklaruan se ne jemi këtu për zëvendësimin e masave të sigurisë, pas pretendimit se Berisha nuk i zbatonte masat e para. Unë nuk i zbatova sepse ishin antikushtetuese, antiligjore. Tani ata deklarojnë se janë zënë ngushtë dhe mashtrojnë, duke thënë se nuk shkuam vetëm për këtë, por edhe për këto.”

Berisha theksoi se edhe për këtë çështje, avokatët menduan se duhej paditur në respekt të ligjit. “Përsëri skapistët e hodhën poshtë dhe nuk hapën çështje penale,” tha kreu i PD-së. Ai theksoi se “Do të jenë avokatët ata që do vendosin mbi domosdoshmërinë e paraqitjes sime ose jo në seancën gjyqësore që ju diskutoni, kjo paraprake.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...