Hyrja e Mateos mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania shkaktoi reagime të forta, sidomos për qëndrimin e ftohtë të Brikenës, e cila refuzoi çdo afërsi dhe ngjalli dyshime për një histori më të thellë mes tyre.
Për të sqaruar situatën, Anaid Kaloti, fitues i Big Brother 6, reagoi në Instagram duke zbuluar detaje nga marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë. Ai shpjegoi se marrëdhënia kishte vazhduar për rreth një vit, me komunikim të vazhdueshëm dhe investim emocional nga të dyja palët, ndërsa ftohja mes tyre erdhi kur Brikena i kërkoi Mateos të takohej me familjarët e saj, gjë që ai nuk pranoi pasi dëshironte fillimisht ta njihte më mirë.
Anaid theksoi gjithashtu se hyrja e Mateos në BBVIP nuk ka qenë e motivuar vetëm nga Brikena, por edhe nga ambicia personale e tij dhe se mes tyre ekziston vetëm një foto, e njohur nga ata dhe produksioni. Ai e mbrojti Brikenën duke e cilësuar si “supergocë” dhe bëri thirrje që publiku të mos hedhë akuza apo baltë ndaj vajzave të shtëpisë.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse dinamika mes tyre do të zgjidhet para kamerave apo nëse distanca dhe qëndrimi ftohtë i Brikenës do të vazhdojnë.






