15.5 C
Tiranë
Thursday, April 9, 2026
spot_img

Maturantët mbyllin protestën para MASR/ “Duam drejtësi!”

Për rreth 2 orë e gjysëm maturantët e Tiranës kanë protestuar sot duke kërkuar rivlerësim të testit të fundit, atij të matematikës, të cilit iu nështruan dje. Maturantët kërkuan gjithashtu ulje të tavanit të pikëve, teksa paralajmëruan se nëse nuk plotësohen kërkesat do të protestojnë sërish nesër.

Ashtu siç paralajmëruan, maturantët janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit, ndërsa kanë bllokuar “Rrugën e Durrësit”. Pasi janë ulur në rrugë, maturantët kanë lëshuar në kor thirrjen; “Duam drejtësi!”.

Maturantët kërkojnë që të ulet pikësimi për testin e Matematikës, i cili u zhvillua dje ndërkohë që ata pretendojnë se në këtë provim pati pyetje jashtë programit mësimor. “Uljen e pikësimit, provimi ishte i vështirë, pasi ishte një test universitar. Kjo është mënyra jonë. Do vazhdojmë të rrimë këtu deri sa të na plotësohen kërkesat”, tha një maturant.
Protesta ka përfunduar pas qëndrimit për disa minuta para godinës QSHA-së. Sipas tyre, nuk përjashtohet dhe mundësia e bojkotimit të provimit të fundit të maturës shtetërore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Champions League – PSG mposht Liverpool 2-0 në ndeshjen e parë të çerekfinales

0
Paris Saint-Germain arriti një fitore të rëndësishme ndaj Liverpool-it në “Parc des Princes”, duke marrë avantazh të dukshëm para sfidës së kthimit në “Anfield”. Ndeshja...

Porti i Durrësit: 9 vjet, 3 kompani dhe një projekt i bllokuar që rrezikon...

0
Plani për ta shndërruar Portin e Durrësit në marinën më të madhe turistike në Europë nisi në vitin 2015, pas një vizite të kryeministrit...

Armëpushimi i brishtë mes SHBA-së dhe Iranit: A do të kthehet në paqe apo...

0
Tensionet në Lindjen e Mesme mbeten të larta, edhe pas arritjes së armëpushimit dyjavor midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, ndërmjetësuar nga Pakistani. Lajmi...

“Nuk i ndaloi policisë” – Përplaset me makinë të parkuar në Fier, shoferi dërgohet...

0
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fier, në zonën e unazës lindore, pasi një drejtues mjeti nuk iu bind urdhrit të policisë...

“Furnizuesi kryesor i rrjetit të drogës” – Shqiptari arrestohet në Barcelonë për trafik kokaine...

0
Një 28-vjeçar shqiptar, Enri Hardolli, është arrestuar nga autoritetet spanjolle në Barcelonë, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për trafik kokaine. Sipas mediave...