32 C
Tiranë
Sunday, July 12, 2026

Belgjika me një brez lojtarësh nga më të mirët në qarkullim, humbet yjet në start të “Euro2020”

Në sytë e shumë tifozëve, Belgjika shihet si favorit, një përfaqësuese e mbushur me yje, me një brez lojtarësh nga më të mirët në qarkullim, por sërish këtij ekipi i mungon stofi i një përfaqësueseje me peshë. Belgjika kërkon me çdo kusht të ndryshojë këtë status, këtë të shtunë kanë premierën e tyre në “Euro2020”, përballë 30 mijë tifozësh në Sen Peterburg, i sfidon Rusia:

“Do të jetë një test i vërtete për ne, jam dakord për faktin se ndeshja e parë shpesh është më e vështira, duhet të futesh në fushë në kushte perfekte psikologjike dhe fizike”, u shpreh Roberto Martinez në konferencë për shtyp.

Nga porta në sulm, në radhët e Belgjikës gjen pa frikë lojtarë me një potencial të jashtëzakonshëm, nga Courtois e deri tek Lukaku e Mertnez, por në këtë premierë Martinez duhet të bëjë llogaritë pa dy nga lojtarët më të rëndësishëm, Eden Hazard, i zhdukur prej kohësh, totalisht jashtë forme dhe Kevin de Bryne, në garë me kohën për tu rikuperuar pas atij dëmtimi të pësuar në finalen e Champions League.

Lukaku thirret në apel në këtë premiere, sulmuesi i Inter vjen në “Euro2020” në një formë fantastike, me Inter zhvilloi sezonin e tij më të mirë në karrierë, i kurorëzuar me titullin kampion në Serie A.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...