8.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës për përjashtimin nga seancat plenare të ministres Spiropali

Mazhoranca ka rrëzuar kërkesën e opozitës për përjashtimin nga seancat plenare të ministres Elisa Spiropali, për shkak të gjuhës së përdorur ndaj demokratëve.

Në një deklaratë për mediat, deputeti i PD, Oerd Bylykbashi tha se kjo është tregues që mazhoranca po vepron me dy standarte, pasi për përjashtimet e deputetëve të opozitës, ka qëllim t’u mbyllë gojën që të mos kërkojnë llogari për skandalin ku është përfshirë kryeministri Edi Rama, në çështjen McGonigal.

“Kërkuam të premten përjashtimin nga seancat e parlamentit të deputetes e ministres zonjës Spiropali për gjuhen e papranueshme të saj ndaj deputetëve,

Kërkuam të përdoret i njëjti standart që është përdorur masivisht kundër deputetëve të opozitës, është marrë vendimi nga shumica për të rrëzuar këtë kërkese.

Treguesi qartë i dy standarteve që kjo mazhorancë e Rama po përdor qartazi duke përdorur rregulloren e Kuvendit si dhunim ndaj të drejtave të deputetëve të opozitës me qëllimin për të heshtur deputetët, të bëjnë të pamundur kontrollin e qeverisë.

Kemi kërkuar ngritjen e komisionit hetimor, mocionin me debat si instrumentet që na garanton kushtetuta në interes të zgjedhësve për të kontrolluar Edi Ramën për skandalin e jashtëzakonshëm McGonigal që është aq e rëndë sa dhe vetë autoritetet gjyqësore e shohin të nevojshme të zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të tronditjes së madhe që shkaklton, pra Rama eshte pjesë e këtij skandali. Ne kërkojmë llogaridhënien e tij, e për këtë jemi përjashtuar.

Vendimi i mazhorancës të rrëzojë kërkesën tonë për përjashtimin e Elisa Spiropalit për gjuhën e papranueshme e në shkelje të rregullave të parlamentare e rrëzuan ndërkohë që deputetët e opozitës përjashtohen, janë 27 deputetë të përjashtuar.

Rama përfaqësohet nga Spiropali ëshë simboli dhe lapidari i gjithë dhunës verbale dhe dhunimit të parlamentit. Për ta kuptuar qartë dyfytyrësinë e kësaj mazhorance shqiptarët”, tha Oerd Bylykbashi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...