8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Mbani një gotë ujë pranë krevatit ku flini? Ja pse duhet të hiqni dorë nga ky zakon

Shumica e njerëzve përdorin metoda të ndryshme për të mos harruar që të marrin një sasi të mjaftueshme lëngjesh në organizëm.

Një ndër mënyrat është që pranë vetes gjithmonë të mbajnë një gotë me ujë – derisa lexojnë, shikojnë program televiziv, punojnë apo flenë gjumë.

Mirëpo, kjo e fundit nuk është një ide edhe aq e mirë, paralajmërojnë ekspertët.

Pra, meqenëse uji gjatë natës i ekspozohet ajrit, thith pak dyoksid karboni dhe një pjesë e tij shndërrohet në acid karbonik, që do të thotë se uji në ajër ndryshon përbërjen e tij kimike, shkruan Discovery News.

Kur acidi liron protone dhe i shndërron në bikarbonat apo karbonat, ul acidin e ujit, dhe prandaj ai ndryshon shijen.

Ky është një ndër shkaqet përse uji i ndenjur gjithmonë ka një shije të amësht.

Përveç shijes, ekspertët paralajmërojnë edhe për atë që uji ka qenë i ekspozuar ndaj baktereve dhe në të ka përfunduar një sasi e konsiderueshme e pluhurit.

Edhe pse kjo nuk do të thotë rreptësisht se uji është prishur, për shkak të gjithë asaj që është grumbulluar në të gjatë natës, rekomandohet të mendoni dy herë nëse dëshironi ta pini vërtet apo jo. Një gotë me ujë të freskët është gjithmonë një opsion më i mirë dhe më i shëndetshëm.

A është ky zakon më i rrezikshëm nga sa mendojmë?

Uji i thjeshtë nuk përmban sheqerna, yndyra dhe proteina që mund të shpërbëhen, kështu që pavarësisht shijes së tij të pazakontë, ai nuk është i pashëndetshëm në vetvete. Nga ana tjetër, nëse përdorni gjithmonë të njëjtin gotë, nuk e lani rregullisht dhe as nuk e ndani me dikë, ka më shumë gjasa që në sipërfaqen e saj të shfaqen mikroorganizma të dëmshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...