Kryetari i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi është plagosur me thikë mëngjesin e sotëm bashkë me shoferin e tij.
Mësohet se pas një konflikti me shtetasin Ergest Xhelili, ky i fundit e ka goditur me thikë duke e lënë të plagosur. Autori i ngjarjes është ndaluar nga policia dhe është bërë shoqërimi i tij.
Aktualisht Kokoneshi dhe shoferi i tij ndodhen për ndihmë mjekësore në Spitalin e Lushnjes, jashtë rrezikut për jetën.