9.5 C
Tiranë
Sunday, December 7, 2025
spot_img

Mbetjet e dyshuara të rrezikshme në Portin e Durrësit: Prokuroria njofton për procedurat e ankorimit

Anija me mbetjet e dyshuara të rrezikshme do të qëndrojë në radë në Portin e Durrësit derisa të nisin procedurat për ankorimin e saj. Prokuroria e Durrësit ka njoftuar se anija do të mbetet në radë deri sa të sigurohet një vend i përshtatshëm për ankorim, duke theksuar se vonimi i sekuestros është i lidhur me kompleksitetin e çështjes, përfshirë volumin dhe llojin e sendeve që janë në proces sekuestrimi.

Deri në përfundimin e sekuestros për 102 konteinerët që dyshohet se mbartin mbetje të rrezikshme, Policia e Shtetit do të monitorojë anijen. Prokuroria ka njoftuar gjithashtu se analiza e lëndëve të dyshuara do të kryhet në laboratorë vendas, në bashkëpunim me Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave, Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

Njoftimi i Prokurorisë sqaron se për shkak të interesit të lartë publik rreth këtij rasti, do të vazhdojë të informojë opinionin mbi hapat e mëtejshëm të procesit. Aktualisht, Autoriteti Portual nuk ka përcaktuar ende vendin ku do të ankorohen dhe ruhet anija “Moliva”, me argumentin se nuk ka kushte për monitorim dhe siguri.

Mbetjet teknologjike të industrisë së uzinës së shkrirjes së çelikut në Elbasan duhet të ruhen në vende të sigurta, sipas urdhrit të Prokurorisë. Anija ndodhet aktualisht 1,5 milje nga porti, në radën e jashtme, dhe pritet të vendoset nëse do të futet brenda kalatës së portit për ruajtje ose jashtë saj në një magazinim të sigurt.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...