36.1 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Foto/ Ishte i paidentifikuar, Ibrahim Lici në makinën ku u vra i vëllai, shafqet i përhumbur para trupit të pajetë të Hamza Licit

Një person i tretë misterioz është shfaqur në një video amatore pas atentatit të rëndë në Shkodër, që rezultoi me tre viktima, duke ngritur dyshime se ai mund të jetë Ibrahim Lici, i kërkuari i shumëpërfolur. Në këtë video, e cila kap çaste të pas atentatit ndaj vëllait të tij, Hamza Lici, dhe Arlind Bushati, duken gjithashtu trupat e pajetë të kalimtarëve të pafajshëm, Flutura Basha dhe bashkëshorti i saj, Bashkim Basha, i cili është ende në gjendje të rëndë.

Pamjet fokusohen më pas te makina Mercedes C-Class me targa kroate, e cila është shkatërruar nga plumbat dhe përplasja. Në një moment, kamera filmoi trupin e pajetë të Hamza Licit, ndërsa pranë tij qëndron personi misterioz, i dyshuar për të qenë Ibrahim Lici, i njohur me pseudonimin “fantazma” për shkak të arritjes së tij për t’i shpëtuar autoriteteve për një kohë të gjatë.


Pamjet tregojnë se ai kishte duar të gjakosura dhe shenja lëndimi në fytyrë. Dyshohet se, pasi ka shpëtuar nga plumbat, ai ka zbritur nga makina, ka nxjerrë trupin e pajetë të vëllait të tij, Hamzait, dhe e ka shtrirë në trotuar, duke i ngritur bluzën për të shqyrtuar ndoshta plagët.

Policia ende nuk e ka konfirmuar identitetin e tij, por sipas raportimeve, ka gjasa të larta që ai të jetë Ibrahim Lici. Kjo situatë e komplikuar thellon misterin dhe tensionet rreth ngjarjes tragjike që tronditi Shkodrën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...