14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Mbledhja e Komitetit Organizator të PL/ Meta: “Investimi më i djallëzuar dhe më kriminal që ka bërë Rama ka qenë përçarja i opozitës në të kaluarën”

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta gjatë mbledhjes së Komitetit Organizator të PL tha se investimi më djalëlzor dhe i mençur i kryeministrit Rama ka qenë korruptimi i opozitës si në rastet e bojkotimit të Reformës në Drejtësi dhe djegien e mandateve.

Po ashtu Meta tha se nuk do të tregojnë mëshirë për Rilindjen në prag të zgjedhjeve vendore të përgjithshme dhe se sot nuk ekziston më Partia Socialiste por një sekt që kërkon të ulë vetbesimin e qytetarëve.

“Investimi më i mençur, më i djallëzuar dhe më kriminal që ka bërë Rama ka qenë korruptimi i opozitës dhe përçarja e saj në të kaluarën. Kjo situatë është krijuar prej shumë vitesh. Që nga bojkoti i Reformës në Drejtësi e djegia e mandateve e kështu me radhë. Jam optimist se situata do përmirësohet falë aksionit tonë të përbashkët. Përveç reagimit e protestave nga ana e opozitës, në pak muaj do kemi zgjedhjet vendore. Ky është një moment i rëndësishëm sepse do vendoset pluralizmi politik dhe llogaridhënia ku sot gjithçka kontrollohet nga një parti e vetme dhe qytetarët janë lënë në mëshirën e arbitrariteti të kryetarëve monistë. Partia e Lirisë ka një rol të rëndësishëm për këto zgjedhje, jo vetëm për të kontribuar në fitoren e opozitës por edhe për të kthyer këshllat bashkiak për mbrojtjen e interesave të qytetarëve tanë. Besoj se kontributi juaj dhe i simpatizantëve të PL-së për të treguar forcën e ndëshkimit. Pa mëshirë, ashtu si është sjellë Rilindja me ne dhe ne duhet ta ndëhkojmë pa mëshirë. Do t’i japim një mundësi PS-së të rikthehet pasi të ndëshkojmë këtë sekt shkatërrimtar. PS nuk ekziston, por është një sekt. Ky sekt kërkon të vrasë vetbesimin e qytetarëve se ky është vendi i tyre dhe se ata janë zot të fateve të tyre. Rilindja nuk lodhet së vjedhuri, pse do lodhemi ne së denoncuari”, u shpreh Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...