10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Mbledhja e krerëve të grupeve Parlamentare: Spiropali kërkon bashkëpunim dhe paqe politike në Kuvend

Koordinimi i punës në parlament dhe bashkëpunimi mes palëve ishin temat kryesore të diskutimit në mbledhjen e thirrur nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ku morën pjesë krerët e katër grupeve parlamentare: Gazment Bardhi, Niko Peleshi, Mesila Doda dhe Agron Duka. Në këtë takim, kryetarja e Kuvendit theksoi rëndësinë e vazhdimit të punës parlamentare pa pengesa dhe i bëri thirrje palëve që të shmangin tensionet dhe bojkotet, duke nënvizuar nevojën për dialog konstruktiv mes mazhorancës dhe opozitës.

Në mbledhje, Agron Duka, kreu i grupit parlamentar “Aleanca për Ndryshim,” u largua i pari, ndërsa diskutimet vazhduan mes Spiropalit dhe tre krerëve të tjerë të grupeve parlamentare. Ky takim vjen në prag të sesionit të ri parlamentar, i cili pritet të jetë i ngarkuar me nisma politike që do të sjellin tensione, përfshirë komisionet hetimore të propozuara nga Partia Demokratike dhe reformat e reja të planifikuara nga Partia Socialiste.

Përbërja e Parlamentit:
-Grupi parlamentar i Partisë Socialiste përbëhet nga 75 deputetë dhe kryesohet nga deputeti Niko Peleshi.
-Grupi parlamentar i Partisë Demokratike përbëhet nga 39 deputetë dhe kryesohet nga deputeti Gazment Bardhi.
-Grupi parlamentar “Demokraci dhe Integrim” përbëhet nga 7 deputetë dhe kryesohet nga deputetja Mesila Doda.
-Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim” përbëhet nga 7 deputetë dhe kryesohet nga deputeti Agron Duka.

Kjo mbledhje është një përpjekje për të garantuar funksionimin e qetë të parlamentit në një periudhë ku përplasjet politike priten të jenë të shumta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...