11.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Mbledhja e LDG/ Albana Vokshi dhe Evi Kokalari në selinë blu/ “Lulzim Basha duhet të  mbajë përgjegjësi për këtë dhunë, vullnetin e demokratëve nuk e ndal dot”

Deputetja Albana Vokshi së bashku me aktivisten amerikano-shqiptare Evi Kokalari dhe gra mbështetëse të Berishës kanë shkuar në selinë e Partisë Demokratike për të zhvilluar mbledhjen e  LDG.

Në një prononcim për mediat Kokalari  ka akuzuar kryedmokratin Lulzim Basha për ushtrim dhune verbale për të cilën duhet të mbajë përgjegjësi.

“Do të vazhdojmë punën, do të jemi në terren nëpër rrethe. Pavarësisht nga dhuna verbale. Lulzim Basha duhet të  mbajë përgjegjësi për këtë dhunë më parë. Këta që i dërgon ai, kjo është dhunë verbale. Kanë mbyllur të gjitha dyert. Kjo është e turpshme. Kjo eshte ndërtesa e Partisë Demokratike. Kjo është kryetarja e Forumit të Gruas për 8 vite”- u shpreh ajo.

Nga ana tjetër Albana Vokshi tha se kjo është fytyra e vërtetë e Lulzim Bashës.

“Ju e shikoni se çfarë po përdor Basha. Vullnetin e demokratëve nuk e ndal dot. Sot kemi bërë mbledhjen e parë. Kjo është fytyra e Lulzim Bashës”- u shpreh Albana Vokshi.

Më herët rreth orës 15:00 ku me mbërritjen e saj në seli Vokshi teksa konstatoi se brava e derës së zyrës së saj ishte ndërruar dhe nuk hapej me çelësin që ajo kishte dhe mbledhja eshte bere ne katin e dyte te godines. Vokshi i bëri thirrje kryetarit të PD-së Lulzim Basha të largohet nga detyra pasi siç tha ajo, delegatët e kanë shkarkuar nga detyra në Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...