31.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Afera e inceneratorëve/ Vasili ngre pikëpyetje mbi arrestimin e Lefter Kokës: “Përse SPAK e la grupin kriminal të zgjedhë deputetë në Parlament”

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili në një konferencë për mediat reagoi për aferën e inceneratorëve.

Arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit Lefter koka, Vasili e quajti një aksion me regji nga ana e Prokurorisë së Posaçme, pasi kishte kohë mjaftueshëm që ai të vihej përpara drejtësisë pa blerë zgjedhjet e 25 prillit.

“Gjithë rrjeti mafioz i grabitjes, i jo 3 milionë eurove por i qindra miliona eurove ndodhet aty. Nuk kishte kohë që grupi të fshinte provat, ne i patëm ne kohë dhe i denoncuam në SPAK. Pse SPAK e la grupin kriminal që të përdorë milionat e tyre për të zgjedhur anëtarët e tij deputetë në Parlamentin e Shqipërisë.

Kishte nevojë për hetime për muaj të tëra që babait të një deputeti i jepej një pagë prej 10 milionë lekësh? Duhej që muaj më parë ata të ishin para drejtësisë.

Ato duartrokitje për këto hapa me regji që po bën SPAK-u janë kundër luftës ndaj kësaj afere. Është fare e qartë që ka patur një vullnet për ta mbajtur çështjen pezull, për të përdorur personazhet e përfshirë për të blerë votat e shqiptarëve me milionat e eurove që kishin vjedhur.

U pa qartë që në shumë qarqe paratë u hodhën para për të blerë zgjedhjet nga banda që ka përfituar miliona. Sigurisht që kjo kërkon një front të bashkuar të gjithë atyre që janë kundër në këtë betejë. Fal denoncimeve të LSI-së janë hedhur këto hapa të vegjël që ju po shihni sot. Është e çuditshme dhe e papranueshme por dhe një provë e vullnetit të dyshimtë mospjesëmarrja e anëttarëve të LSI-së në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Kujt i intereson, që LSI-së t’i refuzohej pjesëmarrja në këtë komision?

Partia Demokratike organizonte aktivitete në të njëjtën kohë që ne bënim këto denoncime. Si ka mundësi që kryetari i Partisë Demokratike nuk i mbështeti denoncimet e LSI-së. Pasi ndryshojnë denoncimet me numra llogarie, me emra nga ato që janë denoncime të sipërfaqshme dhe që dëmtojnë pak. Sot është prekur një pjesë e vogël e kësaj afere, mbetet i paprekur inceneratori i Tiranës dhe Fierit, ku shpërdorimi i kryebashkiakëve të këtyre qyteteve ulërin . Kur Erion Veliaj rrëmben kompetencat e Këshillit Bashkiak dhe qarku të Tiranës dhe i vjen në ndihmë kësaj afere, vetëm aksioni me regji i SPAK mund ta lejë si të papërfshirë”, tha Vasili.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...