10.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Mbledhjet e Këshillit Bashkiak të Vlorës/ Leli: “Prita të diskutonim sot online mbledhjen e kërkuar, por askush nga këshilltarët nuk u paraqit”

Vijon të ketë përplasje dhe mosdakordësi për zhvillimin e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak të Vlorës. Ditën e sotme ishte parashikuar zhvillimi i një takimi në orën 10:00, datë e përcaktuar nga Këshilli Bashkiak.

Dritan Leli, përmes një postimi në rrjete sociale, thotë se është paraqitur online por askush nuk është paraqitur, ndërkaq mësohet se Këshilltarët janë mbledhur në ambientet e teatrit “Petro Marko në Vlorë.

Kryebashkiaku Leli shpjegon se ai ka kërkuar që mbledhja të zhvillohej në datë 29 por këshilli e vendosi në datë 30 pa asnjë sqarim.

Më tej ai thotë se mbledhjet e bashkisë duhet të përcaktohen me dakordësinë paraprake të kryebashkiakut për të qenë prezent.

“Sipas njoftimit që ju kam dërguar, prita të diskutonim sot online mbledhjen e kërkuar, por askush nga këshilltarët nuk u paraqit. Uroj që mbledhjet e Këshillit Bashkiak, sot dhe gjithmonë, të ruajnë seriozitetin institucional dhe protokollar për t’i kursyer qytetit shfaqje të panevojshme”.

“Dua të njoftoj ju pjesëmarrësit dhe qytetarët e Vlorës. I kam dërguar dje një letër kryetares së Këshillit Bashkiak ku e kam informuar se në përgjigje të kërkesës tuaj me nr. 9824, datë 24 qershor, ju është kërkuar të caktoni datën 29 për mbledhje të Këshillit të Bashkisë të cilën ju e keni refuzuar duke caktuar pak orë pas kërkesës time, datën 30 qershor pa asnjë sqarim. Me një kërkesë tjetër u është bërë me dije se për një aktivitet të organizuar më parë, kryebashkiaku nuk mund të marrë pjesë në mbledhjen e 30 qershorit. Pavarësisht mungesës, administrata e bashkisë dhe nënkryetari do jetë prezent në mbledhjen e datës 30 qershor siç jemi tani, e shtyva këtë aktivitet.

Kjo mbledhje nuk mund të zhvillohet veçse online pasi janë në fuqi masat e përcaktuara nga grupi i ekspertëve. Në rastin konkret, përgjegjësia ligjore për organizimin e Këshillit Bashkiak i takon administratës dhe kryebashkiakut ndërkohë që sjellim në vëmendjen tuaj se përgjegjësia e organizimit të eventeve ndryshe nga ajo që parashtruar më lartë, u takon organizatorëve. Ju rikujtojmë që datat për mbledhjen e Bashkisë duhet të përcaktohen me dakordësinë paraprake të kryebashkiakut për të qenë prezent” – tha Leli.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

22-vjeçari dhunon nënën dhe vjedh sende e motorin e babait, arrestohet në Vlorë

0
Vlorë – Një ngjarje e rëndë familjare ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari në Vlorë. Sipas policisë, i riu, identifikuar si E. P.,...

“E godita me thikë në park” – 14-vjeçari pranon vrasjen e 12-vjeçarit në Birmingham

0
Birmingham – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Birmingham, pasi një fëmijë 12-vjeçar, Leo Ross, u vra me thikë nga një i...

“Nuk mund të luash me fatkeqësinë e dikujt” – DJ Gimbo reagon ndaj pyetjes...

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të “Big Brother VIP Albania”, Rogert, pas një pyetjeje që ky i fundit...

Sherr me thika në Sarandë, dy të plagosur dhe dy të arrestuar

0
Sarandë – Një përleshje me shkopinj dhe thika në lagjen “Baba Rexhep” të qytetit të Sarandës ka lënë dy të plagosur dhe ka sjellë...

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria po shndërrohet në autokraci elektorale

0
Strasburg – Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta gjatë pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës,...