Ka nisur me debate mbledhja e komisionit të sigurisë ditën e sotme. Deputeti, Ferdinand Xhaferri ka kërkuar që mbledhja të hapej me debatin sa i takon vdekjes së 32 vjeçarit Lear Kurti dhe jo me sulmet kibernetike. Por kryetari, Nasip Naço ka kërkuar që mbledhja të nisej me rendin e ditës.
Xhaferri: Policia ka shkelur kushtetutën. Ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë. Policia ka vrarë një njeri, kryeministri ka vrarë dëshirën për të kërkuar llogari. Është e turpshme që kjo seancë të nisë me sulmet kibernetike pa kërkuar më parë llogari ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku.