8.5 C
Tiranë
Monday, March 23, 2026
spot_img

Mbrojti statujën e skënderbeut në Maqedoni, gjykata merr masa ndaj biznesmenit

Isuf Koka është biznesmeni shqiptar i cili mbrojti me armë zjarri statujën e heroit kombëtar Skënderbeut në Shkup. Ai shtiu tre herë në ajër për të larguar maqedonasit nga prona e tij, të cilët ishin afruar për ta dëmtuar.

Policia u vonua të reagonte dhe ai i ndje i detyruar të shtinte me armë duke mbledhur rreth vetes edhe shqiptarë të tjerë për të trembur huliganët.

Këta të fundit hodhën sende të forta drejt hotelit të tij. Protestuesit u larguan, por pasojat për Kokën ishin të mëdha.

Hristijan Mickoski, lideri i opozitës maqedonase ka deklaruar se biznesmeni shqiptar donte ta vriste pavarësisht se ky i fundit nuk ishte afër tij apo ngjarjes fizikisht.

Zudi Koka, vëllai i biznesmenit shqiptar është shkarkuar nga kryetarja e qytetit të Shkupit. Ai mbante postin e kryetarit të Drejtorisë për Higjienën Komunale, i emëruar nga partia shqiptare në pushtet Aleanca për Shqiptarët.

Ndërkaq gjykata themelore penale në Shkup ka caktuar masën e paraburgimit prej tetë ditësh për të dhe 2 të tjerë për protestat e 5 korrikut para Kuvendit dhe nga 6 korriku në sheshin “Skënderbeg”.

Në Gjykatën Themelore Penale Shkup, pas prezencës së të dyshuarve të mbrojtësit, ka marrë vendime me të cilat e ka pranuar propozimin e prokurorit dhe të tre personave, sipas propozimit për kryerjen e procedurës, caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tetë ditësh, sipas propozimit për hetim në procedurë të shkurtuar, njoftoi Gjykata Themelore Penale e Shkupit.

Gjykata vlerëson se janë plotësuar kushtet e nenit 470 paragrafi 1 pikat 1 dhe 2, përkatësisht se ekziston rreziku i arratisjes dhe mundësia që të dyshuarit ta përsërisin veprën. Kundër këtyre vendimeve të paligjshme, palët kanë të drejtë ankim në Këshillin Penal të kësaj gjykate.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Molotovët e Berishës synojnë turizmin ”, Taulant Balla nga Kavaja

0
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, zhvilloi sot mbledhjen e Asamblesë së Zgjeruar të PS Kavajë, duke nisur zyrtarisht...

“Nuk pranoj që të punosh për mua dhe të kritikosh qeverinë”, Drejtuesi i ‘5Pyetjet...

0
Botuesi i Report TV, Carlo Bolino, ka vendosur shkarkimin nga puna të gazetarit Ilir Babaramo, drejtues i emisionit “5Pyetjet nga Babaramo”. Vetë Babaramo ka treguar...

“Asnjë bisedë me SHBA-në”: Irani mohon negociatat dhe i cilëson lajmet si të rreme

0
Irani ka hedhur poshtë çdo pretendim për negociata me Shtetet e Bashkuara, duke i cilësuar si lajme të rreme dhe përpjekje për të ndikuar...

“Kisha një depresion shumë të thellë”: Fjolla Morina rrëfen gjithçka në intervistën me Meriton...

0
Fjolla Morina do të rikthehet përballë kamerave në një intervistë të veçantë me Meriton Mjekiqin, ku do të rrëfejë jetën e saj, përfshirë përballjen...

“Ju premtoj që do kapemi prej flokësh me Arminën dhe Einxhelin”: Ermali Mamaqi rikthehet...

0
Ermal Mamaqi konfirmoi rikthimin e tij në ekran pas 15 vitesh, duke marrë rolin e opinionistit në edicionin e ri të “Ferma VIP” në...