Pas një viti në dy nga postet më të rëndësishme të shtetit – 6 muaj si kryetare e Kuvendit dhe 5 muaj ministre e Jashtme – Elisa Spiropali duket se po përballet me presionin e politikës së lartë.
Burime nga grupi parlamentar socialist bëjnë me dije se në mbledhjen e fundit Spiropali është shfaqur me sjellje të pazakontë: sharje nën zë, të qeshura të çuditshme gjatë fjalimeve të kolegëve dhe madje biseda me vete në mes të mbledhjes. Situata ka degraduar kur ajo i është hakërruar drejtoreshës së ASHK-së, Lorena Goxhibelli, dhe ministres për Parlamentin, Erjona Ismaili.
Sipas të njëjtave burime, kryeministri Edi Rama, pas tentativave fillestare për ta injoruar situatën, ka ndërhyrë prerë për të vendosur rregull: “Mbylle gojën dhe mos fol më, ose do të të nxjerr vetë jashtë.”
Deputetët socialistë kanë mbetur të habitur nga kjo sjellje e paprecedentë, ndërsa pyetja që ngrihet është nëse kjo është një shenjë xhelozie ndaj kolegëve ministra, apo një formë proteste për largimin e Spiropalit si ministre dhe drejtuese politike në Kavajë.






