13.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Mbyllet procesi i numërimit të votave edhe në Gjirokastër dhe Sarandë/ Kryeson Partia Socialiste

Pas Dibrës dhe Kukësit, Gjirokastra është qarku i tretë që mbyll procesin e numërimit të votave.

Në këtë qark me vetëm katër mandate, tre i ka marrë Partia Socialiste dhe vetëm një Partia Demokratike.

Kështu, PS ka siguruar 24531 vota, ndërsa PD gjysmën e tyre prej 13971. LSI ka marrë 5778 vota, duke mos siguruar dot mandatin e deputetit.

opennews.al

Procesi i votimit ka përfunduar gjithashtu edhe në qarkun e Sarandës. Rezultati i zgjedhjeve në Sarandë nuk ka asnjë surprizë.

Pas numërimit të votave në KZAZ-në numër 90 që i përket Bashkisë së Sarandës, Partia Socialiste rezulton fituese.

Nga numri i 53 qendrave të votimit, kjo forcë ka siguruar 7842 ose 53 për qind, pasuar nga Partia Demokratike me 5061ose 33 për qind si dhe LSI 1480  ose 10 për qind.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT