7.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Mbyllet procesi i votimit në Rrogozhinë, pjesëmarrje më e lartë se në 14 Maj

Është mbyllur zyrtarisht procesi i votimit për zgjedhjet lokale të Rrogozhinës, të cilat u ripërsëritën me vendim të Kolegjit Zgjedhor, për shkak të parregullsive me kutinë e burgut në 14 Maj.

Në zgjedhjet që u mbajtën këtë të dielë, është vënë re një pjesëmarrje më e lartë se në zgjedhjet e 14 Majit.

Në garë për Bashkinë e Rrogozhinës, e cila për nga numri i popullsisë hyn te njësitëe vogla të qeverisjes vendore, janë Edison Memolla nga PS, i cili kërkon mandatin e dytë, dhe Shkëlqim Hoxha nga koalicioni Bashkë Fitojmë.

Në ndryshim nga zgjedhjet e 14 Majit, këtë herë të burgosurit e Rrogozhinës nuk kanë pasur të drejtë vote, pasi pikërisht unanimiteti i tyre në favor të socialistëve u bë shkak për përsëritjen e votimeve.

Nga kandidati Hoxha ka pasur akuza për presione dhe manipulim të procesit zgjedhor, ndërkohë që do të na duhet të presim disa orë për të mësuar dhe rezultatin, se cili kamp do të jetë fitues.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...