28 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Vrasje-vetëvrasje në Itali, hipoteza e ngjarjes mosmarrëveshja mes 2 vllezërve

Në Verona, dy vëllezërit e moshës 28 dhe 24 vjeç, Patrizio dhe Edoardo Baltieri, u gjetën të vdekur në banesë, me plagë me armë zjarri.

Zbulimi është bërë nga babai, i cili është kthyer në shtëpi mbrëmjen e së shtunës. Hipoteza është se fillimisht njëri prej tyre ka qëlluar tjetrin, dhe më pas edhe veten.

Trupi i 24-vjeçarit ndodhej në dhomën e ndenjes së shtëpisë, i vëllait në dhomën e tij, pranë një arme, të mbajtur ligjërisht nga familja. Njësia e lëvizshme e Komisariatit të Policisë po heton rastin.

Sipas hipotezave më të besueshme, raportojnë gazetat lokale, Patrizio qëlloi vëllain e tij më të vogël pas një debati dhe më pas vrau veten.

Hetuesit kanë dëgjuar dëshmitarë, të njohur të dy të rinjve dhe fqinjë për të zbardhur shkaqet e tragjedisë.

Një grua që banon në pallat ka raportuar se ka dëgjuar tre të shtëna pak më vonë rreth orës 19.00. Ndoshta në atë kohë daton vdekja e dy vëllezërve, për të cilët pritet të kryhet dhe autopsia.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...