12.5 C
Tiranë
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Mbyllja e “Mehmet Akif” sjell përplasje në Parlament: “Heqja e licencave cenon të drejtën për shkollim të qindra fëmijëve”

Mbyllja e shkollës “Mehmet Akif” në Tiranë ka sjellë debate në Parlament mes ministres së Arsimit Evis Kushi dhe deputetës së PD, Ina Zhupa, e cila tha se shkolla është mbyllur pas urdhrave që jep kryeministri Edi Rama duke e quajtur këtë të fundit vasal.

Deputetja Zhupa, u shpreh se “heqja e licencave cenon të drejtën për shkollim të qindra fëmijëve”. Por kjo deklarata u quajt si spekulim nga ana e ministres, e cila u shpreh se të gjithë nxënësit janë akomoduar në shkolla e kopshte të tjera, sipas vendbanimit apo preferencave të tyre.

Për ministren, çështja e mbylljes së kolegjit është çështje ligjshmëria, duke theksuar se “gjykata e ka thënë fjalën e parë, edhe në rastin e kopshtit edhe në rastin e shkollës duke i dhënë të drejtë Ministrisë së Arsimit dhe Këshillit të Ministrave për mbylljen e këtyre dy institucioneve”.

FJALA E MINISTRES EVIS KUSHI NË PARLAMENT

10 ditë më parë, gjatë një fjale këtu në seancë, dhashë shpjegime në lidhje me VKM për mbylljen e veprimtarisë së Institucionit Arsimor  Mehmet Akif Ersoy, ku theksova se kjo është një çështje administrative, teknike, ligjore, dhe nuk duhet të marrë përmasa politike. Megjithatë, në respekt të ligjit, rregullores së Kuvendit, por edhe të koleges, jam e gatshme të jap shpjegime, të cilat janë gjithashtu të sqaruara në detaje edhe në relacionin e vendimit.

Më vjen keq që ju në letër shkruani “Siç janë të dhënat në media, kemi të bëjmë me një vendimmarrje abuzive, të pajustifikuar dhe totalisht vasale ndaj palëve të treta”. Jo të gjitha mediat kanë dalë në këtë konkluzion. Por në respekt të mediave, edhe atyre që kanë dalë në konkluzion të gabuar. as ju e as ne, nuk mund t’u referohemi medias për të vlerësuar ligjshmërinë e një vendimi.

Këtë mund ta bëjnë vetëm organet e drejtësisë. Dhe gjykata e ka thënë fjalën e parë, edhe në rastin e kopshtit edhe në rastin e shkollës duke i dhënë të drejtë Ministrisë së Arsimit dhe Këshillit të Ministrave për mbylljen e këtyre dy institucioneve.

Sy dyti në letrën tuaj ju thoni “Heqja e licencave cenon të drejtën për shkollim të qindra fëmijëve”. Kjo deklaratë është një abuzim (spekullim) sepse ne, menjëherë pas vendimit, morëm masat për t’i akomoduar nxënësit në shkolla e kopshte të tjera, sipas vendbanimit apo preferencave të tyre.

Dhe sipas të dhënave sot në mëngjes nga ZVA Tiranë. Të gjithë  nxënësit janë të sistemuar në shkolla dhe kopshte të tjera dhe po vijojnë normalisht procesin mësimor.

Kontretisht nga 159 nxënës të shkollës Mehmet Akif Ersoy, të gjithë u pajisën me dokumentacionin e nevojshëm dhe janë transferuar:

103 prej tyre në kanë filluar mësimin në Turgut Ozal Durrës, 51 në “Turgut Ozal” Tiranë, 2 në gjimnazin Elite Tiranë, 1 në Kristaq Rama, 1 në Gjimnazin Raqi Qirinxhi, 1 në Gjimnazi Fuat Ballabani Bilisht. I përmenda për të thënë dhe vërtetuar që nuk i është cenuar e drejta kushtetuese për shkollim nxënësve. Sepse që të gjithë tashmë janë sistemuar, dhe po vijojnë mësimin si nxënësit e tjerë.

Gjithashtu në letër ju shkruani se “çdo institucion privat arsimor nesër mund të jetë target i një vendimmarrjeje joligjore dhe abuzive nga ana e institucioneve shtetërore”. Si mund të nxisni një konflikt të tillë midis institucioneve private dhe shtetit. Shteti nuk ka asnjë interes të abuzojë me institucionet private arsimore, përkundrazi i mbështet dhe i mbron interesat e tyre për sa kohë këto institucione zbatojnë me korrektesë ligjin.

Shteti nuk është Partia Socialiste që t’i hidhni baltë në çdo moment. Shteti janë institucionet janë njerëzit, profesionistët që kanë qenë aty, punojnë dhe do të punojnë gjithmonë.

Megjithatë në lidhje me arsyet ligjore të vendimit që ju kërkoni në letër.

Për sa i takon shkollës Mehmet Akif Ersoy, ky institucion ka ndryshuar vendndodhja, pa marrë miratimin e MAS, gjë që bie në kundërshtim me nenin 43, pika 2, të ligjit nr. 69 “Për arsimin parauniversitar në RSH”. Ky institucion arsimor i ka dërguar 2 shkresa ministrisë, por MAS nuk i ka miratuar për shkak se, pas inspektimit të kryer nga DPAP, rezulton mosrespektimi i standardeve ligjore, që lidhen me akt miratimin higjenosanitar, standardet e ndriçimit natyral të klasave, palestrën, mjetet didaktike për lëndën e edukimit fizik, etj.

Situata është e ngjashme edhe për kopshtin “Zubeyde Hanim”. Që në muajin maj, DPAP ka konstatuar ndryshimin e vendndodhjes dhe i rekomandon këtij institucioni marrjen e miratimit nga MAS, 3 muaj përpara fillimit të vitit shkollor, siç e parashikon ligji.

Jo një herë, por dy herë, DPAP ka kryer inspektim pranë kopshtit, dhe rezultoi që nuk janë zbatuar standardet sipas detyrimeve ligjore, prandaj i ka propozuar MAS heqjen e licencës.

Në pamundësi të paraqitjes këtu të të gjitha detajeve, për shkak të kohës, mund t’ju vë në dispozicion çdo vendim, relacionin, vendimin e MAS që ju të keni informacionin e plotë .

Por më lejoni ta përsëris, e gjithë historia është çështje e zbatimit të ligjit. Një institucion, në këtë rast institucion privat, kanë detyrimin që të jenë korrekt dhe të respektojnë ligjin.

Ky institucion dhe shumë të tjerë mund të kenë patur vlerësime, por kjo nuk do të thotë që në momentin që shkelin ligjin, me qenë se paska patur një certifikatë nderi të mos zbatohet ligji. Dhe ligji do të zbatohet për të gjithë.

Ne do të përpiqemi që të bëjmë rankimin e gjimnazeve, por ju e paskeni bërë dhe paskeni nxjerrë që kjo paska qenë … i paskemi kontrolluar ju 2 mijë e ca godina të shkollave dhe paskeni dalë në këtë konkluzion. Ju lutem na jepni listën e renditjes se na kurseni kohën dhe punën e njerëzve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT