Gjatë qëndrimit në Ferma VIP, këngëtarja e njohur Soni Malaj ka ndarë një moment të sinqertë dhe emocional, duke folur hapur për marrëdhënien me ish-bashkëshortin dhe për përvojat e tyre si prindër.
Me tone nostalgjike, ajo kujtoi periudhën kur ishin bashkë dhe theksoi harmoninë që ruanin pavarësisht debateve të zakonshme. “Ka qenë balerin dhe aktor. Kemi bërë ‘Dancing with the stars’. Mbyteshim duke u zënë por shkonim shumë! Ne kemi një raport shumë të mirë për shkak të vajzës. Madje njëherë kemi shkuar tek një estetiste këtu në Shqipëri dhe ajo na tha: ‘Me ju pa, ju nuk dukeni të ndarë’,” rrëfeu ajo.
Përmes këtij rrëfimi, Soni la të kuptohet se pavarësisht ndarjes, ata ruajnë një respekt të madh dhe një lidhje të veçantë që buron nga prindërimi i vajzës së tyre. Momenti dëshmoi një pjekuri të thellë emocionale dhe rëndësinë që kujtimet e bukura kanë ende në jetën e saj.






