Deputetja e Partisë Demokratike, Ojrola Pampuri ka reaguar në lidhje me deklaratën e ministres së Financave, Delina Ibrahimaj, e cila pohoi se me 130-140 euro nuk quhesh i varfër.
Pampuri shkruan me ironi se a do të mund ministrat e Ramës të përballonin jetesën me këtë shumë të ardhurash, kur vetëm një kostum i tyre kushton deri në 8-fish më shumë.
REAGIMI I PAMPURIT
130-140 euro ne muaj nuk konsiderohesh i varfer?????
📌Çfarë mund te besh me një shume te tille, ose me mire si do ta menaxhonin ministrat e Ramës këtë shume për të përballuar shpenzimet e muajit, përfshi këtu dhe rritjen e çmendur të çmimeve!
📌Me këtë shumë një qytetar duhet te paguaje;
📍Energjinë elektrike dhe faturën e ujësjellësit
📍Duhet të përballojë shpenzimet e fëmijëve
📍Ushqyerjen
📍Nevojen per medikamente apo per trajtim shendetesor nese do i nevojitej, pasi shendetesia falas eshte thjesht nje iluzion si cdo gje tjeter e kesaj qeverie.
📍Si dhe shpenzime te tjera shtese pergjate nje muaji.
📌Mendoni, nese nje familje ka nje makine, nje femije ne Universitet, ka nevoje edhe per te bere ndonje pushim diku, jo per gje, por meqenese ministrja thekson qe nje familje me keto te ardhura nuk konsiderohet e varfer!
📌Cili ekspert i ekonomise ne bote, do te provonte te artikulohej ne nje menyre te tille?
📌Nese me keto te ardhura nuk konsiderohesh i varfer, po nje ministri te Rames, bashke me Ramen qe nje kostum i kushton sa 5,6,7,8 fishi i kesaj shume si konsiderohen????