18.5 C
Tiranë
Friday, April 3, 2026
spot_img

Më e dashuruar se kurrë,Fifi tregon sekretet e lidhjes me Adisin

Filloreta Raçi e njohur me emrin e saj artistik si Fifi duket e pandarë nga i dashuri i saj Adis Patushi. Këngëtarja ndan shpesh foto me të dashurin e saj edhe në rrjetet sociale, ku ka zbuluar më shumë rreth marrëdhënies së tyre.

Fifi postoi në Instagramin e saj një foto së bashku me Adis Pautshin, ku ka bërë edhe një shkrim. Ajo tregon që “zihet, zemërohet dhe thyen rregullat” me Adisin, por në fund shton: “ne e duam njëri-tjetrin.”

“Ne zihemi me njëri-tjetrin, ne zemërohemi me njëri-tjetrin, ne thyejmë rregullat, por ne e duam njëri-tjetrin, t’du”- shkruan këngëtarja.

Ndërkohë nuk ka munguar komenti i Patushit i cili tregon gjithashtu dashurinë e tij.

Prej disa muajsh Fifi dhe e Adisi po jetojnë romancën e tyre në sytë e publikut. Çifti i formuar pak kohë më parë, nuk e kanë pasur aspak problem që ta publikojnë historinë e tyre, duke mos i kursyer puthjet, përqafimet dhe dedikimet plot dashuri për njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, këngëtarja nga Kosova u njoh me Adisin nëpërmjet Kledit, ish-banorit tjetër. Në rrjetet sociale, çifti na le të kuptojmë se janë më të dashuruar se kurrë, duke qëndruar së bashku 24 orë në ditë. Kohët e fundit ata kanë nxitur zëra se mund të jenë në pritje të një fëmije.

Ishte Fifi ajo që postoi një foto në Instagram me Adisi duke shkruar “Babi”. Nga ana tjetër, Patushi ka ripostuar foton duke e shoqëruar me të njëjtën emoji si Fifi dhe mbishkrimin “Mami”. Këto epitete që dyshja i kanë vënë njëri-tjetrit kanë ndezur dyshimet se çifi mund të jenë në pritje të një fëmije, megjithatë asnjëri nuk ka reaguar.

Emri i Adisit nuk është i panjohur për mediat shqiptare pasi vite më parë, ai u shfaq në krah të Adrola Dushit dhe dy të rinjtë u bënë prindër të një djali. Shpejt martesa e tyre mbaroi, teksa modelja vendosi të largohej për në SHBA bashkë me djalin e tyre, Troi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dyshime për falsifikim në pasurinë e gjyqtares Irena Gjoka, kontrata e vitit 1996 në...

0
Detaje tronditëse kanë dalë së fundmi në lidhje me pasurinë e gjyqtares Irena Gjoka, duke ngritur dyshime serioze mbi procesin e saj të vetingut....

“Sa më e madhe diferenca në moshë, aq më i rrezikshëm divorci” – studimi...

0
Një studim i ri nga Emory University ka zbuluar se diferenca në moshë mes partnerëve mund të ketë një ndikim më të madh në...

“Edi Rama po minon besimin e vendeve anëtare” – Bardhi akuzon kryeministrin për vonesa...

0
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar atë për një fushatë...

Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me të miturin në prani të dy bashkëmoshatarëve të tij, shpallet...

0
Një 17-vjeçar në Gjirokastër është shpallur në kërkim nga Policia, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçar, në prani të dy të...

Korçë, 78-vjeçari Gezim Vija u gjend i vrarë në banesë nga punonjësi i postës

0
Trupi i pajetë i 78-vjeçarit Gezim Vija u zbulua mëngjesin e së enjtes nga një punonjës i postës që shpërndante pensionet. Kur ai nuk...