19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

“Më kërcënoi bashkë me burrin e tezes”, Tea Trifoni bën deklaratën bombë kundë Kiara Titos

Tea Trifoni, ish-konkurrentja e “Big Brother Albania VIP 2”, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e djeshme kur është shprehur se Kiara Tito dhe një familjar i saj, e kanë kërcënuar me jetë në ambientet e televizionit kombëtar Top Channel.

Madje, Tea tregoi se për rastin nuk ka bërë kallëzim pasi familjari i Kiarës, më saktësisht burri i tezes së saj, punonte në një ministri. Megjithatë, ajo nuk dha detaje të tjera për emrin apo se çfarë funksioni mban personi që e kërcënoi.

“Te dera e Topit më kanë kërcënuar, Kiara me kunatin e saj, familjarin, më tha do të të vras je kështu je ashtu, është punonjës ministrie ai tjetri. Më thanë që është burri i tezes së saj. I thashë thjesht që hajde, por ai iku. Po aty kishte dëshmitar madje edhe Ronaldo edhe më tha të lutem mos fol.

Njerëzit janë shumë ndryshe mbrapa skene, Kiara nuk thotë asgjë para kamerave, por kur fiken çfarë nuk thotë, shan etj. Kam folur me produksionin, me Kiarën jo, ajo nuk u ftua në një prime prej kësaj gjëje. Më thanë bëje publike”, u shpreh Tea Trifoni në emisionin “Më lër të flas”.

Ndërkohë, në pjesën tjetër të emisionit e ftuar e dy vëllezërve Veshaj ka qenë moderatorja Kiara Tito. Kjo e fundit është pyetur për deklaratën e Teas dhe ka mohuar që ngjarja të jetë e vërtetë, duke thënë se ish-banorja e ka bërë të gjithën për vëmendje.

“S’është e vërtetë. Prodhohen shumë lajme, ka dhe shumë personazhe që nuk e di për çfarë e bëjnë, ndoshta për vëmendje…”, është shprehur shkurtimisht Kiara Tito.

Ndërkohë rrjeti është ndarë në dysh në lidhje me këto akuza të Teas, ku shumica kanë deklaruar se në rast se ngjarja do të ishte e vërtetë, Trifoni do të duhet që të kishte bërë kallëzim në polici, dhe e kundërta, Kiara do të duhet që ta padiste për shpifje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...