10.5 C
Tiranë
Saturday, March 28, 2026
spot_img

“Më kërcënuan të tërhiqesha nga ankimimet” – dëshmia e biznesmenit të rrëmbyer në dosjen AKSHI

Është zbardhur dëshmia e Gerond Meçes, biznesmenit që u rrëmbye dhe u kërcënua për të hequr dorë nga ankimimet për disa tendera shtetërorë, ngjarje kjo pjesë e hetimeve të AKSHI-së.

Sipas deklarimeve të tij, zëvendësdrejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Erion Ismaili, i ka kërkuar që “të rrinte larg AKSHI-t”. Hetimet dhe pamjet filmike të sekuestruara në zyrën e shtetasit Ergys Agasi tregojnë takime të shumta mes tij dhe Ismailit, duke ngritur dyshime për lidhje shoqërore dhe interesa të përbashkëta.

Biznesmeni u mbajt për disa orë nën presion dhe kërcënime, me qëllim që ai të tërhiqej nga ankesat për procedurat e tenderëve të AKSHI-t. Pas pranimit të Meçes për të hequr dorë nga ankimimet, rrëmbyesit e lanë të lirë në një zonë rurale të qarkut Elbasan.

Hetimet e mëtejshme kanë nxjerrë në pah se urdhri për rrëmbimin dyshohet se ka ardhur nga një grup kriminal i drejtuar nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, të cilët aktualisht janë shpallur në kërkim nga autoritetet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tonin Voci kryeson garën për Drejtor të Policisë: “Lista është në tryezën e Ramës”

0
Pas largimit të Ilir Prodës nga drejtimi i Policisë së Shtetit më 1 mars, gara për zgjedhjen e kryepolicit të ri ka hyrë në...

Kushtrim Kokalla mohon çdo përfshirje në vrasjen e Lirdona Ademajt: “Takimet nuk lidhen me...

0
Seanca e së premtes në gjyqin për vrasjen e Lirdona Ademajt solli deklarata të forta nga i akuzuari Kushtrim Kokalla, i cili mohoi çdo...

“Askush nuk ka të drejtë ta përdorë emrin tim” – Behgjet Pacolli reagon pas...

0
Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka reaguar ashpër pas deklaratave të akuzuarit Granit Plava në sallën e gjyqit, i cili pretendoi se Pacolli kishte...

“E kam të vërtetuar: Rogerti është kushëri i sponsorit kryesor të Big Brother” –...

0
Ish-konkurrenti i Big Brother VIP, Elton Tozaj, ka bërë deklarata të forta lidhur me trajtimin e diferencuar të banorit aktual, Rogerti, brenda shtëpisë më...

“Sulme ajrore amerikano-izraelite goditën fabrikën e uraniumit në Iran” – raportojnë mediat iraniane

0
Bombardimet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit kanë goditur fabrikën e përpunimit të uraniumit në Iran, raportuan sot mediat lokale. Sipas agjencisë së lajmeve Fars,...