6.5 C
Tiranë
Saturday, January 31, 2026
spot_img

“Më lini të dal!” – Suanita kërkon largimin nga Big Brother VIP Kosova, tensione dhe konfuzion brenda shtëpisë

Një situatë e tensionuar ka tronditur shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, pasi banorja Suanita ka shprehur hapur dëshirën për të lënë garën. Momenti kritik ka ndodhur gjatë qëndrimit të saj në dhomën e rrëfimit, ku ajo është dëgjuar duke bërtitur me zë të lartë: “Më lini të dal”, duke krijuar dyshime për një përplasje me produksionin.

Zërat dhe të bërtiturat e Suanitës janë përhapur edhe në ambientet e përbashkëta, duke shkaktuar shqetësim dhe konfuzion mes banorëve të tjerë. Në oborrin e shtëpisë, Londrimi, Dolçe dhe Benita kanë komentuar situatën me habi dhe pasiguri, ndërsa bisedat e tyre janë ndërprerë papritur nga produksioni, i cili vendosi muzikë në sfond për të mbuluar çdo reagim të mëtejshëm.

Ngjarja ka nxitur reagime të shumta nga publiku në rrjetet sociale, të cilët kërkojnë sqarime mbi transparencën e incidentit dhe arsyet e kërkesës së Suanitës për largim. Deri më tani, produksioni nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare për situatën apo për vazhdimësinë e pjesëmarrjes së Suanitës në garë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vitamina D mund të ulë rrezikun e hospitalizimit për infeksione serioze të frymëmarrjes

0
Një studim i madh nga Universiteti i Surrey, i publikuar në The American Journal of Clinical Nutrition, ka zbuluar se niveli i ulët i...

Artan Hoxha: “Nëse Rama nuk shkon vetë, agjentët e BKH mund ta thërrasin në...

0
Gazetari Artan Hoxha deklaroi se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit mund të shkojnë në zyrën e kryeministrit Edi Rama për të marrë deklarime...

Shpresë për pacientët me kancer pankreasi: Terapia e re spanjolle tregon regresion të plotë...

0
Studiuesit spanjollë kanë arritur një përparim të rëndësishëm në luftën kundër kancerit të pankreasit. Një kombinim i tre barnave ka shkaktuar regresion të plotë...

OBSH: Rreziku nga virusi Nipah në Indi konsiderohet i ulët, asnjë përhapje e re...

0
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi këtë të premte se pas konfirmimit të dy rasteve të virusit Nipah në Indi, rreziku i përhapjes mbetet...

Shtypja e tabletave mund të jetë e rrezikshme: Farmacistja britanike paralajmëron për efektet anësore...

0
Shumë njerëz që kanë vështirësi në gëlltitjen e tabletave zgjedhin t’i shtypin ato ose të hapin kapsulat për t’i marrë më lehtë, por kjo...