16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Më shumë se 30 mijë nxënës i nënshtrohen sot testit të Lëndës me Zgjedhje

Ditën e sotme ,19 qershor, mbi 30 mijë maturantë do t’i nënshtrohen testit të lëndës me zgjedhje, i cili është edhe provimi i fundit për maturën shtetërore 2023.

Testi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

Provimet e Maturës nisën më 1 qershor, ku nxënësit iu nënshtruan testit të parë, atij të Gjuhës së Huaj në datën 1 qershor, ndërsa një javë më pas atë të lëndën Gjuhë Shqipe Letërsi, si edhe testi i Matematikës në 13 qershor.

Ashtu si vitet e kaluara, edhe kësaj here janë publikuar në rrjetet sociale tezat e provimeve, thuajse as 20 minuta pas fillimit të testit, fakt ky i pranuar dhe nga vetë Ministria e Arsimit.

Përfaqësuesit e kësaj të fundit thonë se kjo nuk e ka cenuar aspak mbarëvajtjen e procesit.

Testi për secilin nga provimet e Maturës Shtetërore 2023 vlerësohet me 60 pikë maksimale, ndërsa për nxënësit që rezultojnë mbetës në provime, ata kanë mundësi të testojnë sërish njohuritë në sesionin e dytë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...