8.5 C
Tiranë
Friday, February 6, 2026
spot_img

Media austriake akuzoi presidentin për lobim/ Reagon presidenca: “Artikull që përmban veçse shpifje dhe gënjeshtra”

Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar pas një shkrimi të botuar në median austriake “Kronen Zeitung” që e akuzon presidentin për lobim përmes një kompanie qipriote.

Blushi shprehet se ato janë shpifje dhe gënjeshtra të hedhura në tregun mediatik kohë më parë dhe që e kanë marrë përgjigjen shumë të qartë.

Reagimi i Tedi Blushit

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta është njohur sot me një shkrim pa autor të publikuar në gazetën austriake “Kronen Zeitung”, artikull që përmban veçse shpifje dhe gënjeshtra, të hershme dhe të konsumuara prej vitesh.

Këto shpifje, mjerisht të fabrikuara dhe të hedhura në tregun mediatik edhe kohë më parë, e kanë marrë përgjigjen shumë të qartë dhe në mënyrë asgjesuese, që në prill të vitit 2018.

Edhe kjo përpjekje e radhës, e rifabrikuar në mënyrë qesharake dhe vulgare, do të marrë përgjigje përpara drejtësisë austriake.

Presidenti i Republikës, ka autorizuar stafin dhe mbrojtësit ligjorë, që të përgatisin menjëherë padinë “Për përhapjen e të dhënave të pavërteta”, “Shpifje”, “Cenim të imazhit publik”, që në këtë rast cenon rëndë edhe interesat e larta shtetërore.

Në këtë mënyrë, shpifësit do të marrin përgjigjen e merituar përballë drejtësisë.

Presidenti i Republikës garanton se beteja e Tij për mbrojtjen e interesit publik dhe luftën kundër korrupsionit, jo vetëm që nuk do të ndalet, por do të përshkallëzohet, që nga zbardhja e plotë e aferës së inceneratorëve (që deri tani vetëm sa është gërvishtur), si dhe të gjitha aferat e tjera.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Princ Leka dhe Blerta Celibashi drejt martesës: ceremonia pritet së shpejti

0
Pas një periudhe të gjatë lidhjeje dhe stabiliteti publik, Princ Leka dhe Blerta Celibashi po përgatiten të hedhin hapin më të rëndësishëm në historinë...

Ish-Presidenti Alfred Moisiu në Reanimacion pas problemeve me frymëmarrjen

0
Tiranë – Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, është dërguar me urgjencë mesditën e djeshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) pas komplikacioneve shëndetësore...

Tragjedi në Itali: Katër anëtarë të familjes shqiptare humbin jetën nga rrjedhja e gazit...

0
Lucca, Itali – Janë zbardhur detaje të reja për tragjedinë që goditi një familje shqiptare në qytetin italian të Luccas, ku katër anëtarë humbën...

“Evropa mund të mbrohet vetëm brenda NATO-s” – Mediu në Forumin e Sigurisë në...

0
Në Uashington DC u zhvillua Forumi i Sigurisë me temë “Investimi 5% në Mbrojtje dhe Partneriteti me SHBA-në”, i organizuar nga kryetari i Partisë...

Taulant Kondi emërohet drejtor i ri i Policisë Bashkiake Vlorë

0
Pas më shumë se një muaji pa drejtues të emëruar, Policia Bashkiake e Vlorës ka një lider të ri. Taulant Kondi është zyrtarisht emëruar...