11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Medvedev quan Macron ‘Frikacak’ për shtyrjen e vizitës në Kiev

“Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, komentoi shtyrjen e vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron në Kiev dhe e quajti liderin francez “frikacak”.

“Macron po përgatitet të shkojë në Kiev? Por ai është një frikacak zoologjik! Gjithësesi: Unë rekomandoj zyrën e tij t’i ndërrojë të brendshmet! Të përgatiten se do të ketë erë vërtet të fortë…”, ka shkruar ndër të tjera Medvedev në frëngjisht në platformën X.

Në postim, zyrtari rus shkroi disa komente të tjera fyese kundër presidentit francez dhe e përfundoi postimin e tij me fjalët “Franca e gjorë!”.

Më herët, e përjavshmja franceze “Tribune” raportoi se vizita e Macron në Kiev, e planifikuar për në mars, mund të shtyhet sërish për arsye sigurie dhe për shkak të organizimit të një udhëtimi të përbashkët me liderët e tjerë të BE-së.

Portali i Brukselit “Politico”, duke cituar një diplomat francez të paidentifikuar, shkruante se Macron e shtyu vizitën e tij në Ukrainë për shkak të mosmarrëveshjeve me aleatët pas deklaratave të ashpra të politikanit për konfliktin ukrainas. Sipas diplomatit, presidenti francez tani dëshiron të “marr kohën e nevojshme” për bisedimet me aleatët.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ambrozia Meta: “Rama më tha në korridor: ‘Je e përjashtuar përgjithmonë nga konferencat’”

0
Tensionet mes Kryeministrit Edi Rama dhe gazetarëve janë rikthyer sërish në qendër të debatit publik, pas incidentit të ndodhur gjatë një konference për shtyp...

Adrola Dushi për lidhjen me Capital T: “Janë bërë disa vite që jemi bashkë,...

0
E ftuar në një studio televizive, modelja Adrola Dushi ndau disa detaje nga jeta e saj personale, duke folur për lidhjen me këngëtarin Capital...

Raporti i PE: “Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimi Evropian ka ngecur”

0
Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamenti Evropian, në të cilin N1 ka...

Mos e hiqni shtresën e bardhë të portokallit: ekspertët tregojnë pse është shumë e...

0
Shumë njerëz, kur hanë një portokall, e heqin shtresën e bardhë që ndodhet nën lëkurë, e njohur si palcë ose albedo, kryesisht për shkak...

Operacionet “Bremen” dhe “Costa” godasin mafian shqiptare në Ekuador: 42 të arrestuar dhe një...

0
Dy operacione të mëdha policore, të koduara “Bremen” dhe “Costa”, kanë zbuluar përmasat e aktivitetit të mafies shqiptare në Ekuador, duke kurorëzuar dy vite...