25.9 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Kurti për Ballkanin Perëndimor: “Autokracia në Beograd e ndërlidhur me despotizmin në Moskë”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur shqetësimin e tij për sigurinë dhe paqen në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se shtetet jodemokratike në rajon janë një rrezik për stabilitetin. Sipas Kurtit, dallimi etnik nuk është faktori kryesor që shkakton konflikte, por autokracia në Beograd dhe despotizmi në Moskë.

Kurti theksoi se Kosova ka paralajmëruar për këtë rrezik për shumë kohë, por është e rëndësishme që ky shqetësim të merret seriozisht nga komuniteti ndërkombëtar. Ai shtoi se përgatitjet janë në vazhdimësi për të përballuar këtë sfidë, duke përfshirë themelimin e një qendre për siguri kibernetike dhe ofrimin e trajnimeve për personelin e sigurisë.

“Konfliktet nuk janë ndëretnike, nuk është dallimi etnik ai që shkakton konflikt. Por është autokracia në Beograd e ndërlidhur me despotizmin në Moskë. Ne kemi paralajmëruar kaherë që shtetet jodemokratike edhe në rajonin tonë jo vetëm në lindje të Evropës janë rrezik për sigurinë dhe paqen. Natyrisht që këtë gjë hollësisht dhe thellësisht sikurse SHBA nuk mund ta dijë askush. Ajo çka bëjmë ne është se përgatitemi maksimalisht me krejt çka mundemi dhe dimë, andaj përuruam këtë qendër shtetërore për siguri kibernetike, për trajnime të cilat do të merren dhe do të ofrohen aty”, tha Kurti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...