Departamenti Amerikan i Shtetit përkrahu kontrollet e policisë shqiptare në kampin e Manzës së Durrësit, ku janë të strehuar rreth 3.000 pjesëtarë të opozitës iraniane. Sipas tij, SHBA-ja nuk e cilëson MEK-un “lëvizje opozitare të qëndrueshme demokratike që përfaqëson popullin iranian”.
Zëdhënësi i DASH-it gjithashtu theksoi se SHBA-ja nuk e cilëson lëvizjen opozitare MEK si të qëndrueshme nga ana demokratike. Si rrjedhojë, sipas DASH nuk e përfaqësojnë popullin iranian duke theksuar se ka shqetësime serioze për MEK si organizatë, përfshirë akuzat për abuzim të kryera kundër anëtarëve të tij.
Ditën e djeshme, me urdhër të SPAK, afro 1 mijë efektivë zbarkuan në kampin e MEK në Manzë të Durrësit, me indicie se aty ishin vendosur 17 godina me serverë ku kryenin sulme kibernetike ndaj institucioneve të huaja. Në konferencën e djeshme të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe kryepolicit Muhamet Rrumbullaku për raportimin e situatës së krijuar nga ndërhyrja policore në Manzë, u bë e qartë se anëtarët e opozitës së Iranit kanë shkelur marrëveshjen e nënshkruar me qeverinë shqiture bën vitin 2014.
Në marrëveshjen e 2014, sipas së cilës në vendin tonë do strehohen vetëm për qëllime humanitare, që do të thotë se anëtarëve të MEK iu ndalohet të kryhen çdo lloj aktiviteti tjetër politik. Pra SPAK ka pasur të dhëna dhe indice se brenda kampit ishte ngritur një bazë severash, dhe me vendim të gjykatës dje është ushtruar kontrolli, ku morën pjesë rreth 1 mijë efektivë.
Kryepolici tha se fillimisht, drejtuesit e MEK kanë pranuar të ushtrohet kontrolli nga efektivët e policisë, ndërsa nuk kanë pranuar të lexojnë urdhrin e gjykatës. Gjatë kontrollit të ushtruar, Rrumbullaku theksoi se janë lënduar 15 efektivë por arritën të zbulojnë në 17 godina të kampit baza serverësh. Në tërësinë e veprimeve të kryera nga policia u sekuestruan 96 njësi kompjuterike, 49 laptopë, dy tableta dhe materiale shkresore.
Çuçi hodhi poshtë aludimet e opozitës iraniane se kontrolli u ushtrua me urdhër të Iranit, duke thënë se këto akuza për konsum politik. Ndërsa sqaroi se përkundër zhvillimeve të djeshme, marrëveshje për strehimin do të vijojë.