Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin shqiptar Edi Rama, kryeministrja italiane Giorgia Meloni iu përgjigj akuzave të opozitës italiane se marrëveshja për qendrat e pritjes së emigrantëve në Shqipëri është thjesht një reklamë elektorale. Meloni përgënjeshtroi këto akuza, duke theksuar se ajo po bën punën e saj si drejtuese e shtetit italian dhe se nuk ka ndonjë agjendë zgjedhore të fshehtë.
“Unë po bëj punën time dhe e kuptoj mirë opozitën, por unë nuk po bëj fushatë zgjedhore. Të vetmin event që kam zhvilluar ka qenë javën e kaluar. Atëherë, çfarë duhet të bëjmë, të pezullojmë veprimtarinë e qeverisë? Epo këtë nuk mund ta bëj dot,” tha Meloni.
Ajo gjithashtu bëri të ditur se qendrat do të hapen më 1 gusht 2024 dhe fillimisht do të kenë një kapacitet prej 1,000 vendesh, me synimin për t’u zgjeruar më vonë deri në 3,000 vende. Këto qendra do të trajtojnë kërkesat për azil dhe do të përshpejtojnë procedurat për emigrantët nga vendet e sigurta, duke siguruar një menaxhim efikas dhe të sigurt për emigrantët.
Në këtë mënyrë, Meloni theksoi përkushtimin e saj për të përballuar çështjen e emigracionit në mënyrë efektive dhe me përgjegjësi, duke iu përgjigjur kritikave dhe duke treguar vendosmëri në zbatimin e kësaj marrëveshjeje të rëndësishme ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë.
Deputeti Italian Ricardo Magi, nga partia +Europa është përplasur me kryeministen Meloni.
T’ju vijë turp! Imagjino cfarë do u ndodhë atyre të shkretëve që do të mbyllen këtu! Thotë ai.
‘Europa nuk i donte. Kemi sjellë legjislacioni europian këtu’ thotë Meloni ndërsa po hipte në makinë’ i thote Meloni.
“Po protestojmë për atë marrëveshje të shpifur që dy kryeministrat po na e prezantojnë si një leksion civilizimi. Cfarë Europe, ata që do të vijnë këtu do të jenë përballë dhunimit dhe shkeljeve të të drejtave. Meloni që ka kurajo të më thotë që po bëj fushatë po bën vetë fushatë elektorale, një spot elektoral 1 miliard euro”
Teksa bënte thirrje kundër paktit Rama-Meloni, ai mbante në duar një pankartë, ku shkruhej: “Jo Guantanamos italiane”.