10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Mendësia bolshevike dhe aferat e ndodhura gjatë ish-qeverisjes së PD/ Lulzim Basha: “99.9% janë për të ardhmen,18 dhjetori është dita e shpresës dhe jo e frikës”

Kreu i PD, Lulzim Basha, gjatë një prononcimi për mediat nga selia blu tha se 99.9% e demokratëve duan të ardhmen, e të shkëputen nga mendësia bolshevike dhe aferat e ndodhura gjatë ish-qeverisjes së PD.

“E kuptoni që betejat tona janë dhe mbeten parimore. Kjo e inceneratorëve këtë tregon. Ne denoncojmë ju përpiqeni të pasqyroni. Beteja është për të ardhmen, për të mos mbetur peng për të shkuarën. Shumica absolute, 99.9% janë për të ardhmen. Si lidh asgjë as me mendësinë Bolshevike, partia nuk është pronë e askujt, e as me aferat korruptive që kanë ndodhur gjatë qeverisjes tonë. Shumica demokratëve s’kanë përfituar, por janë dëmtuar. Për ta pastruar PD nga mbeturinat e sistemit komunist, janë 99.9% e demokratëve”, tha Basha.

“Unë jam kryetari i opozitës, jam këtu për të shtyrë me të gjitha forcat transparencën. Të bëjmë një ndarje të së shkuarës dhe që kjo ndarje të jetë e besueshme po ju them se Partia Demokratike është në luftë me armikun e mirëqënies së shqiptarëve në të gjitha frontet, brenda vetes, përpara kundërshtarit politik dhe në të gjithë frontin shoqëror. Prandaj 18 Dhjetori është një ditë e rëndësishme jo vetëm për demokratët por për të gjithë shqiptarët.

Zgjedhim të ardhmen kjo është motoja jonë. Zgjedhim të ardhmen sepse jemi pozitiv, sepse mund të thoshim edhe t’i mbyllnim derën të shkuarës, t’i japim fund tranzicionit, t’ia fikim dritat karuselit të hajdutëve që vërtitet tash 30-vjet duke vjedhur prona, para, shpresa, t’i japim fund mentalitetit komunist, por jo le ta themi më thjesht, le të zgjedhim të ardhmen. Prandaj 18 dhjetori është dita e shpresës dhe jo e frikës, pasi ne jemi e vetmja forcë që mund ta nxjerrim vendin nga ky batak”, tha Basha.

Basha u ndal gjithashtu edhe te aksioni i fundit i SPAK për arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka duke theksuar se e kanë marrë indicien nga një kallëzim i bërë nga PD. Ai u shpreh i vendosur në denoncimin e aferave të tjera korruptive.

“Sot, po flasim për diçka që ka grabitur gojën e popullit shqiptarë, ku janë përfshirë disa zyrtarë të lartë. Ju keni qenë në presion të vazhdueshëm për të mos transmetuar. Mjafton të shohësh reklamat e inceneratorëve për të kuptuar kapitalin që kanë pasur në dispozicion. Vetëm vitin e kaluar kanë përdorur 2 mln euro për reklama. Çfarë shet inceneratori që të bëj reklamë? Është njësoj sikur të bësh reklamë për një banjo publike. Për çfarë duhen reklamat për inceneratorët? Shqiptarë, pse duhet të bëj reklamë dikush që prek plehra.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Yll Limani në mbështetje të Gjestit: “I janë bërë shumë padrejtësi”

0
Pas arrestimit të këngëtarit Gjesti, reagimet nga artistë të njohur nuk kanë munguar. Së fundmi, mbështetje publike për të ka shprehur edhe kolegu i...

Përmbytje tragjike në Kenia, 62 viktima mes tyre 8 fëmijë

0
Të paktën 62 persona, mes tyre edhe tetë fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve që goditën Nairobi dhe...

Pas arrestimit të Gjesti-t, reagon pronari i “Onima”: “Shqiponja nuk kap miza”

0
Pas lajmit për arrestimin e këngëtarit Gjesti dhe akuzave se ka kanosur kompaninë muzikore Onima, ka ardhur edhe reagimi i parë nga pala tjetër...

Konflikt në Durrës, plagoset me mjet prerës një 26-vjeçar

0
Një konflikt mes dy personave në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një 26-vjeçari, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal...

Trump kërcënon Iranin: “Mund ta godasim sërish ishullin Kharg”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërcënuar me sulme të tjera ndaj qendrës kryesore të eksportit të naftës së Iranit,...