8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Menyra natyrale për të zbutur rrathët e zinj dhe qeskat e syve

Rrathët e zinj dhe qeskat e syve mund të trajtohen në shtëpinë tuaj përmes maskave natyrale dhe të thjeshta. Mungesa e pushimit të mirë, pagjumësia, ushqyerja e keqe, dhe makiazhi janë disa nga shkaktarët kryesorë të këtyre problematikave. Në këtë artikull, do të gjeni disa receta të lehta dhe efektive për të trajtuar këto çështje dhe për të sjellë freskinë në zonën e syve.

Maska Me Patate dhe Kastravec:

Përbërësit:
¼ e një patate mesatare
¼ e kastravecit
½ e një kapsule me vitaminë E.
Përgatitja:
Lajini dhe qërojini perimet.
Ziejini për 10 minuta dhe pasi të jenë ftohur futini në mikser bashkë me vitaminën E.
Vendoseni masën e qullët tej pjesa e poshtme e syve dhe shpërlajeni pas 15 minutash.

Maska Me Kamomil Dhe Kos:

Përbërësit:
1 bustinë me kamomil
Çerek gote me ujë të nxehtë
1 lugë gjelle me kos.
Përgatitja:
Futeni bustinën e kamomilit në ujë të nxehtë. Shtoni kosin dhe përziejeni mirë me lëngun e ngrohtë.
Futeni në frigorifer dhe lëreni të ftohet. Pas 24 orësh vendoseni kremin në pjesën e syve dhe mbajeni për 20 minuta.

Maska Me Mollë Dhe Vaj Ulliri:

Përbërësit:
Një gjysëm molle
1 lugë gjelle me vaj ulliri.
Përgatitja:
Ziejeni mollën me pak ujë.
Më pas futeni në mikser dhe përziejeni deri sa të krijoni një pure. Shtoni vajin e ullirit dhe përziejeni sërish.
Maskën vendoseni tek pjesa poshtë syve. Mbulojeni zonën me një peshqir të ngrohtë dhe mbajeni për 30 minuta.

Maskë Me Vaj Esencial Avokadoje dhe Bajameje:

Përbërësit:
3 pika vaji avokado
3 pija vaji bajamesh
Përgatitja:
Përziejini të dy varjat së bashku në pëllëmbë të dorës dhe lyeni pjesën e syve.
Masazhojeni për një përthithje më të mirë dhe mbajeni deri sa vaji të thithet në lëkurë dhe më pas shpërlajeni me ujë të vakët.

Këshilla Në Lidhje Me Rrathët e Zinj:

Vendosni maskat në momente dhe rrethana qetësie të plotë.
Masazhi i zonës duhet bërë në formë rrethore dhe pastrimi i maskës duhet të jetë i butë duke përdorur pambuk.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...