11.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Merkato nis me zyrtarizime në hyrje/ Partizani e Dinamo duan përforcime

Merkato ka nisur, madje ka pasur edhe zyrtarizime në hyrje. Kohët e fundit vëmendja ka qenë në kryeqytet, ku shumë emra janë lidhur me Dinamon dhe Partizanin.

Nga më të bujshmit është Migjen Basha, mesfushori që ka luajtur me kombëtaren dhe tani aktivizohet në Zvicër me skuadrën e Xamax.

“Demat e kuq”, në sezonin që u mbyll, kanë pasur një numër të vogël mbrojtësish dhe tani janë hedhur në sulm për të plotësuar skuadrën me lojtarë.

Eni Imami, edhe vjet ishte shumë pranë kalimit te Partizani.Akordin e kishte arritur, por bllokimi i merkatos i prishi të gjitha planet dhe më pas mbrojtësi nënshkroi me Vllazninë.

Tashmë mund të kthehet në kryeqytet dhe të shtojë emrin e tij te lojtarët që kanë luajtur me të tria skuadra e kryeqyteti: Tiranën, Dinamon e Partizanin.

Për të kaluar te “Blutë” e kryeqytetit, ata po tentojnë të afrojnë Patrik Bardhin. Lajmi ka “rrjedhur” prej ditësh, por nuk janë të vetmit në garë për sulmuesin anësor që ka spikatur te Kastrioti.

Objektivi tjetër për Dinamon është kapiteni i Skënderbeut, Jorgo Meksi. Mbrojtësi i krahut të djathtë ka edhe një vit kontratë me korçarët dhe duhet gjetur marrëveshja për të bërë kalimin te 18 herë kampionët e vendit.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT