35.9 C
Tiranë
Sunday, June 28, 2026

Greqia vijon të ruajë masa të ashpra sa i përket kufirit me Shqipërinë/ Vetëm 400 persona në ditë mund të kalojnë kufirin

Edhe pse Europa ka nisur hapjen graduale, Greqia vijon të ruajë masa të ashpra sa i përket kufirit me Shqipërinë dhe hyrjet e shtetasve shqiptarë në territorin e saj.

Siç njoftoi një ditë më parë Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë, autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare se regjimi i hyrje-daljeve të shtetasve, nuk do të ndryshojë deri më 14 qershor.

Në drejtim të Greqisë do të lejohet hyrja e shtetasve shqiptarë, me statusin e punëtorit sezonal përgjatë intervalit kohor nga ora 08:00-16:00. Këta shtetas do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19 në doganën greke para se të lejohen të kalojnë.

Autoritetet greke njoftojnë gjithashtu se numri maksimal i qytetarëve që mund të futen në territorin helen është 400, ndërsa para kësaj ata duhet të plotësojnë edhe një formular regjistrimi ku do të marrin më pas aprovimin apo ndalimin për të hyrë.
Adresa në fjalë është http://www.travel.gov.gr.

Asnjë kategori tjetër nuk do të lejohet të hyjë drejt Greqisë (shërbim taxi, mjete të tonazhit të rëndë apo shtetas me leje qëndrimi, shtetas grekë apo europianë të tjerë). Sa i përket hyrjeve nga Greqia drejt vendit tonë, kjo gjë do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00 për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...