18.5 C
Tiranë
Friday, April 3, 2026
spot_img

Merret vendimi nga BE për heqjen e kufizimeve të udhetimit për shtetasit nga tetë vende, ndër to edhe Shqipëria/ Manastirliu: “Një lajm i shumëpritur për të gjithë shqiptarët”

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord ditën e sotme 16 qershor 2021 të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore duke përfshirë, Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Përveç tre vendeve të Ballkanit Perëndimor, në listë janë edhe Shtetet e Bashkuara, Hong Kongu, Makao, Arabia Saudite dhe Tajvani.

Pavarësisht vendimit, ndonjë nga shtetet anëtare mund të vazhdojë të kërkojë test negativ për COVID-19 ose një periudhë karantine.

Ministria e Shëndetësisë ka përshëndetura vendimin e Bashkimit Europian për të hequr kufizimet e udhëtarëve nga Ballkani  Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë.

Në një postim në Facebook, ministrja thotë se ky është një lajm i shumëpritur, por edhe një shenjë që tregon se vendi po shkon drejt një normaliteti.

Postimi i Ministres Manastirliu

LAJM I MIRË
Dakordësia e vendeve të Bashkimit Europian për të hequr kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë është padyshim një lajm i mirë🙌🏼
Një lajm i shumëpritur për të gjithë shqiptarët por edhe një shenjë e mirë se po shkojmë drejt normalitetit që të gjithë dëshirojmë🙏🏼
Por sërish një apel për të gjithë qytetarët: Të mos e ulim vigjilencën, në këto metra të fundit drejt daljes nga tuneli i gjatë i pandemisë.
opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Berisha: “Pas skandalit të AKSHI qëndron Linda Rama, Balluku vetëm fasadë”

0
Kryetari i Partia Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të reja lidhur me atë që e cilëson si “skandali i AKSHI-t”, duke pretenduar se...

Berisha akuza të forta ndaj Ergys Agasit: “E kanë rrahur shumë keq, mbrohet nga...

0
Kryetari i Partia Demokratike, Sali Berisha, ka bërë akuza të forta publike ndaj biznesmenit në kërkim Ergys Agasi, duke e lidhur atë me aktivitet...

Horoskopi ditor, e Premte, 3 Prill 2026

0
♈ Dashi Energjia është e fortë, por sot duhet të mendosh para se të veprosh. Një vendim i nxituar mund të të sjellë pendesë. ♉ Demi Kërkon...

Parashikimi i motit, e Premte, 3 Prill 2026

0
Më 3 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet tipik pranveror, por pak më i paqëndrueshëm krahasuar me fundin e marsit. Gjatë ditës priten kthjellime në...

Britania dhe Franca zgjasin marrëveshjen për emigracionin, vazhdojnë negociatat për pakt të ri

0
Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë rënë dakord të zgjasin për dy muaj marrëveshjen ekzistuese për menaxhimin e emigracionit, vetëm pak orë para skadimit...