7.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Merrte ryshfet për të kaluar njerëzit në portin e Shëngjinit, arrestohet 57-vjeçari

Njazi Rexhepi, 57-vjeç, inspektori në Portin e Durrësit, është arrestuar ditën e sotme pasi pasi mbi të rëndojnë akuzat e shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Sipas burimeve ai merrte ryshfet për të kaluar njerëzit në portin e Shëngjinit.

Njoftimi i Policisë:
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për caktimin e masës së sigurimit “Arrest me burg” për punonjësin e policisë, Inspektor Njazi Rexhepi, 57 vjeç, me detyrë Kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K. Port Durrës, pranë DVKM Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”.
Nga hetimet e kryera, rezulton se punonjësi i policisë ndaj të cilit u ekzekutua masa e sigurimit, duke keqpërdorur atributet që i jep detyra, lejonte hyrje-dalje të shtetasve që kishin ndalesa për udhëtimin në zonën Shengen, në këmbim të vlerave monetare, të cilat varionin nga 50 deri në 100 euro.

Këto ndërveprime korruptive të dokumentuara gjatë hetimeve, kryheshin në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur, përfshi edhe raste të lejimit të kalimit të shtetasve të shpallur në kërkim nga organet e drejtësisë, apo automjeteve, pa ju nënshtruar regjimit doganor.

Gjithashtu, në funksion të këtij procedimi penal, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurimit personal “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” për shtetatasin E. S., 25 vjeç, i dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se ky shtetas, ka kryer ndërveprime korruptive me punonjësin e policisë NJ. R.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...