33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe për komentet dhe gjykimet e shumta të publikut.

Në deklaratë theksohet mbështetja e plotë për Albën dhe besimi i palëkundur në forcën, karakterin dhe veprimet e saj. Sipas familjes, ajo është 100% vetvetja dhe reale në çdo situatë, dhe çdo vendim i saj do të respektohet dhe mbështetet, pavarësisht zhvillimeve brenda formatit.

Familja e konsideron të padrejtë që publiku të gjykojë situata personale që ndodhin brenda një formati jo edukativ, duke theksuar se ngjarje të ngjashme ndodhin edhe në jetën reale. Ajo apelon për empati, duke kujtuar se askush nuk e njeh plotësisht realitetin dhe ndjenjat e atyre që i përjetojnë situatat nga brenda.

“Çdo familje ka persona që gabojnë dhe bëjnë gjëra që nuk dinë t’i kontrollojnë, por askush nuk ka të drejtë të gjykojë mënyrën se si dikush zgjedh ta jetojë jetën e vet,” thuhet në deklaratë.

Gjithashtu, familja dënon komentet ofenduese, bullizuese dhe denigruese, duke theksuar se ato nuk pasqyrojnë vlerat e një shoqërie të shëndetshme. Në reagim po ashtu theksohet se Alba nuk i jep llogari askujt për jetën e saj personale dhe se, ndonëse tradhtia dhe dhuna ndodhin edhe jashtë formatit, ato nuk duhet të normalizohen.

Në fund, familja falënderon të gjithë ata që e mbështesin Albën, duke i konsideruar si motivimin kryesor për veprime të mira dhe për një jetë më të mirë:

“Ju jeni arsyeja pse Alba është në finale,” thuhet në mesazh.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...