11.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

“Mesazh për të vrarë kurajon”, Dashnor Sula reagon ndaj dënimit politik të Ervin Salianjit

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të lënë në fuqi dënimin e deputetit Ervin Salianji. Sula e cilëson këtë vendim si një rikthim të dënimeve politike, duke thënë se ai është një mesazh për të vrarë guximin e atyre që denoncojnë pushtetarët e inkriminuar.

Në një deklaratë për mediat, Sula theksoi: “Sot u rikthyen dënimet politike! Dënimi i deputetit Ervin Salianji është vendim politik. Ky është një mesazh për të vrarë kurajon/guximin e atyre që denoncojnë pushtetarët e inkriminuar.” Ai e përmendi si fakt se vëllai i ish-ministrit të Brendshëm u arrestua në Itali pas denoncimit të Salianjit, duke theksuar se ky rast ilustron se si ata që denoncojnë përballen me pasojat, ndërsa ata që janë të lidhur me pushtetin lëvizin të lirë.

Kur kjo ndodh me një deputet që përfaqëson minimalisht 10 mijë qytetarë, e kuptoni çfarë ndodh me një qytetar të vetëm?!” vazhdoi Sula. Ai e përshkroi vendimin ndaj Salianjit si një “kambanë alarmi për demokracinë në vend” dhe theksoi se Partia Demokratike dhe opozita nuk duhet të pranojnë të nënshtrohen ndaj vendimeve politike.

Sula përfundoi duke bërë thirrje për qytetarët dhe opozitarët që të ngrihen përballë kësaj “arrogance të qeverisë” dhe të ndalojnë shkatërrimin e demokracisë në Shqipëri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...