12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Meta akuzon qeverinë Rama për gjendjen e rëndë në vend: “I intereson demotivimi, shpopullimi i Shqipërisë”

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur sot me tone të forta duke akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për gjendjen e rëndë në vend. Ai tha se Ramës i intereson shpopullimi.

Meta shprehu mbështetjen për kërkesat e pedagogëve, duke i quajtur të arsyeshme dhe theksoi se mësuesit e pedagogët janë në kushtet e mbijetesës.

“Ne mbështesim plotësisht kërkesat e drejta të pedagogëve sepse ato janë më se legjitime. Po kërkojnë që në 2 vjet të arrijnë atë standard pagese që e kanë sot kolegët e tyre në Kosovë. Në 2 vjet, a ka gjë më të arsyeshme?
Ky në vend që t’u jepte argumente nëse kishte, ai vete bënte antiprotestë te Universiteti tjetër, por premton një rritje që nuk përballon as inflacionin. Jo vetëm kaq, por iu thotë merruani studentëve. Me portalet e tij të fëlliqura që financohen me lekët e inceneratorëve bën dhe fushatë se si një pedagog i kishte marrë 100 euro studentit. Malinjiteti për fushata të tilla, për të denigruar pedagogët, tregon dhe njëherë tjetër përpjekjen e tij për të denigruar figurat më të rëndësishme të shoqërisë. Mësuesit, pedagogët janë figurat më të rëndësishme të shoqërisë. E patë renditjen që bëri KE për mësuesit, ku ishte Shqipëria e Edi Ramës, e fundit, me 4100 euro në vit, paga mesatare e një mësuesi në vit. Ku ishte Mali i Zi, 9200 euro në vit. 6600 euro Serbia dhe kështu të gjitha vendet e tjera të Ballkanit.
Çdo të thotë që një mësues ta ketë pagën 4100 euro në vit, familja e tij është në kushtet e mbijetesës dhe luftës me varfërinë. 5 usd në ditë është kufiri i varfërisë.
Një familje ku janë dy mësues me dy fëmijë, sa u bien të ardhurat për frymë në vit, as 2 mijë euro. Ku ta ketë mendjen mësuesi, apo mësuesja, ta ketë mendjen të mësojë fëmijët tanë, apo ta ketë mendjen si të bëjë ndonjë punë tjetër, si të lodhet, sforcohet të ushqejë fëmijët e tij. Këto gjëra nuk i interesojnë atij, sepse i intereson demotivimi, shpopullimi i Shqipërisë”, deklaroi Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...